(VIDEO) Spasovski: Këtë vit të ri është shënuar numri më i vogël i aksidenteve

by admin
Spread the love

Gjendja e sigurisë në territorin e tërë shtetit gjatë natës së vitit të ri ishte stabile. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ndërsa, për personat që kanë prishur rendin dhe sigurinë publike si dhe për shkelësit e ligjit, ministri Spasovski tha se janë marë masat e duhura. Sipas tij, këtë Vit të Ri, është shënuar numri më i vogël i aksidenteve të cilat kanë ndodhur, por edhe i denoncimeve, duke shtuar se situata e sigurisë mbrëmjen e së dielës ka qenë mjaft e volitshme gjatë tërë natës.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Ka pasur vetëm prishje të rendit dhe qetësisë publike ose gjithsej 12 vepra penale në territorin e tërë shtetit, më së shpeshti tregti e palejuar me drogë, dhe një për rrezikim të sgurisë. Kemi regjistruar kundërvajtje të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, ose 20 në të gjitha SPB-të, kurse kemi të regjistruara edhe dy kundërvajtje në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ka pasur gjithsej 8 aksidente trafiku me dëme materiale në territorin e tërë shtetit. Ky është numri më i vogël i aksidenteve të cilat kanë ndodhur deri më tani. Ka pasur edhe ngjarje të tjera të cilat kanë qenë të denoncuara, gjithsej 11”.

Ministri Spasovski theksoi se edhe në vitin 2023 policia e Maqedonisë ka sekuestruar më shumë se 100.000 copë të mjeteve piroteknike.

Ndërkaq, në kuadër të planit në periudhën e kaluar janë ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të veprimit parandalues në kryerjen e veprave penale, përkatësisht është realizuar kontrollimi i identitetit të mbi 10.800 personave, janë kryer kontrollime të më shumë se 9.500 personave, është kryer kontrollimi i mbi 5.200 automjeteve, kurse janë arrestuar 149 persona. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like