(VIDEO) Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo pendarovski brenda muajit do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, ku do të diskutohet për gjendjen e sigurisënë vend pas ngjarjeve në Lindjen e afërt dhe veriun e Kosovës.

Për çështjen e sigurisë ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, I cili tha se gjendja për momentin është stabile dhe e sigurt.  Në intervistë për “Zërin e Amerikës“, Spasovski thekson se shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në vend po ndërmarrin masa për parandalim të çfarëdo lloj prishje të sigurisë.

Oliver Spasovski, ministër i brendshëm

“Fakt është se ngjarjet gjeopolitike globale kanë ndikim serioz ndaj gjendjeve, kryesisht në sferën e sigurisë. Pikërisht për këtë arsye, jo vetëm MPB-ja, por të gjithë shërbimet dhe agjencitë e sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmarrin gjithçka në bazë ditore që të mundemi ta mirëmbajmë gjendjen të sigurtë dhe stabile dhe, gjithsesi, në pajtueshmëri të gjithë asaj që mund të ketë implikime të parandalojmë çfarëdo lloj prishje të sigurisë. Për momentin, gjendja është e sigurtë, stabile, nuk kemi kurrfarë indikacione për prishje të mundshme”.

Sipas tij, aktivitetet që po ndërmerren në bazë ditore, po japin rezultate në drejtim të përmirësimit të sigurisë. Ai theksoi se anëtarësimi në NATO ka një efekt pozitiv në sigurinë në vend, sepse jemi pjesë e aleancës më të madhe ushtarako-politike, me partnerë të fortë me të cilët punojmë së bashku për të ruajtur sigurinë tonë, rajonale dhe globale. /SHENJA/

MARKETING



You may also like