(VIDEO) Sonte në ora 20:00 përfundon regjistrimi i popullsisë, janë regjistruar deri tani 1.8 milionë banorë

by admin
Spread the love

Në ditën e fundit të realizimit të procesit të regjistrimit në shtet Enti Shtetëror i Statistikave thotë se janë duke u bërë kontrollet e fundit nga terreni për regjistrimin e atyre amvisërive të cilat për arsye të ndryshme nuk janë përfshirë në regjistrim.

Në pjesën më të madhe të komunave mbarë shtetit thonë në komunikatën dërguar mediave, aktivitet e terrenit janë në përfundim dhe aty po zhvillohen aktivitet teknike për dorëzimin e pajisjeve teknike.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në disa mjedise, regjistruesit janë në terren dhe ende vizitojnë amvisëri që askush të mos mbetet pa u regjistruar. Këto janë raste të izoluara, në të cilat regjistruesit nuk kanë arritur të bien në kontakt me qytetarët dhe t’i regjistrojnë dhe për këtë Enti Shtetëror i Statistikave deri tek të gjithë qytetarët e pa regjistruar ende, i bënë thirrje qe të vizitojnë pikat në komunat e tyre dhe të regjistrohen. Gjithashtu, edhe në ndërtesën e Entit Shtetëror të Statistikave, në rrugën Dame Gruev, nr. 4, ka një pikë, ku mund të regjistrohen personat nga i gjithë territori i Qytetit të Shkupit”.

Ata njoftojnë se sonte në ora 20:00 do të mbyllet aplikacioni i regjistrimit në vend por edhe aplikacionit i vetëregjistrimit në diasporë.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev u pyet se përsa nuk e vazhduan regjistrimin edhe për disa ditë. Duke i ikur totalisht pyetjes kryeministri i tregoi pyetjet që parashtrohen gjatë regjistrimit dhe porositi që personat e paregjistruar të sanksionohen.

Zoran Zaev, kryeministër

“Të gjithë e dinë se si po shkon procesi i regjistrimit. Të gjithë brenda e dijnë se një numër të madh të të dhënave e kanë nga bazat. Pyetjet që bëhen janë disa, përkatësia etnike, përkatësia religjioze, mënyra e shkuarjes dhe kthimit nga puna dhe pyetje të ngjashme. Të gjitha këto pyetje, ose një për qind nëse kanë mbetur pa u regjistruar kanë qenë nga dy arsye, nga personat që refuzojnë të regjistrohen dhe ato duhet të sanksionohen”.

Deri më 29 shtator, sipas të dhënave të Enti Shtetëror të Statistikave janë regjistruar  1.813.153 qytetarë, 562.110 amvisëri dhe 822.575 banesa. Enti po ashtu informoi  203,144 qytetarë nga diaspora kanë shfrytëzuar mundësinë për vetëregjistrim përmes aplikacionit online. Procesi i regjistrimit i cili nisi më 5 shtator dhe përfundon sonte në ora 20:00.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like