(VIDEO) Sofje, presidenti paralajmëron kryeministrin: hiqni dyshimet se mund të hiqet vetoja

by admin
Spread the love




Në Kuvendin Popullor të Bullgarisë sot diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, presidenti bullgar, Rumen Radev porositi Petkovin dhe kabinetin e tij që të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se mund të hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Radev gjithashtu paralajmëroi pasoja të rënda, në rast të ndonjë manipulimi të mundshëm.

Rumen Radev, president bullgar

“E dini që kryeministri të dielën e ardhshme niset për në Bruksel dhe duhet ta mbrojë interesin kombëtar. Prandaj, Kuvendi Kombëtar, ashtu edhe bullgarët, para së gjithash duhet të dinë saktësisht se çfarë pozicioni mbron kryeministri dhe ai nuk mund të devijojë nga korniza e Këshillit për Siguri Kombëtare. Çdo mashtrim apo fyerje për zëvendësimin e saj do të ketë pasoja të rënda”

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë, Kristian Vigenin tha se pavarësisht se çfarë përmban propozimi frаnacez, vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të tërhiqet.

Kristian Vigenin, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar

“Definitivisht nuk do të ketë heqje të vetos. Çfarëdo propozimi të vijë nga presidenca franceze do të shqyrtohet, por nuk mund të ndodhë javën e ardhshme. Kemi kohë të mjaftueshme për të parë nëse është mirë për Bullgarinë, cilat janë hapat e ardhshëm dhe për të ndërtuar një strategji. “Nuk ka asgjë urgjente për këtë çështje”

Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut u dorëzua dje deri tek 27 vendet anëtare të BE-së, por ende mbetet e paqartë se çfarë përmban konkretisht ky propozim, i cili ende nuk ka arritur në Maqedoninë e Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like