VIDEO/ Skuka feston ditëlindjen, shokët e Partizanit i bëjnë surprizë në dhomë

by admin
Spread the love

Skuadra e Partizanit është duke bërë fazën përgatitore në Pogradec, ku trajneri Dritan Mehmeti po punon për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe favorite për titullin kampion.

Sot është një ditë speciale për sulmuesin e të kuqve Xhuliano Skuka, i cili feston ditëlindjen e 24-t. Shokët e skuadrës kanë dashur t’i bëjnë një surprizë të bukur duke i shkuar në dhomë në momentin që akrepat e orës kanë shënuar 00:00 dhe njoftuar datën 2 gusht. Bitri është ai që organizon të tjerët duke trokitur derë më derë për t’u krijuar një grup dhe për të shkuar te Skuka.

Një shenjë që tregon harmoninë dhe faktin që Partizani është një grup lojtarësh që kanë afrimitet me njëri-tjetrin.

 

 

 

 

 

You may also like