(VIDEO) Skemë mashtrimi në dhënien e ndihmës sociale

by admin
Spread the love

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velikovski, ka bërë me dijе sot se ka marrë informacione për keqpërdorime të sistemit të mbrojtjes sociale me të cilat, sipas informacioneve fillestare, 2252 personave në mënyrë të paligjshme iu janë paguar mjete për ndihmë sociale si dhe për pension social edhe pse nuk i plotësojnë kushtet.

 

GJOKO VELIKOVSKI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

 “Deri tani jemi në dijeni të 2252 pagesave në llogaritë e përdoruesve të cilët në bazë të ligjit nuk duhet të marrin të njëjtat. Ne kemi njohuri fillestare se para disa muajsh është vërejtur një pagesë retroaktive e mjeteve, gjë që hapi dyshime të mëdha për keqpërdorime të bëra në institucionet nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”.

Velikovski tha se sipas njohurive, manipulimi është sistematik dhe me gjasë janë të përfshirë disa persona, ku për këtë kanë nisur inspektimet nga shërbimet inspektuese.

 GJOKO VELIKOVSKI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

 “Për të sqaruar situatën për publikun, bëhet fjalë për mijëra përfitues të cilët kanë marrë asistencë minimale të garantuar dhe pension social dhe kanë deklaruar se nuk kanë automjet dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme janë pronarë të tillë të një automjeti”.

Sipas ministrit, në bazë të kontrollimit të të dhënave muaj më parë, sistemi ka shfaqur se këta persona janë pronarë të një automjeti, mirëpo për këtë, ministri thotë se është e pashpjegueshme se si shërbimet nuk kanë vepruar por ka vazhduar pagesën e fondeve e cila ka shkaktuar dëme mujore prej afërsisht 18 milionë denarë. Ai shtoi se një ndër kushtet për ushtrimin e të drejtave është kontrollimi i gjendjes materiale, shoqërore dhe pasurore të përdoruesit, e që është mosposedimi i automjetit, si dhe të ardhurat e përfituara nga baza të tjera.

Pas marrjes së raporteve nga inspektimi, ministri theksoi se do të kontaktojnë me institucionet kompetente dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për këtë situatë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like