(VIDEO) Sindikata i kërkon Qeverisë të zgjidhë çështjen e energjisë nëpër shkolla

by admin
Spread the love

Shkollat do të vijojnë mësimin me prezencë fizike. Kështu thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Tv Shenja. Megjithatë ata thonë se do ta ndjekin situatën në vazhdimësi, për ndonjë vendim të ardhshëm, për çka shtojnë se opinioni do të jetë i informuar.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Qëndrimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është që shkollat të jenë vazhdimisht të hapura gjatë vitit shkollor dhe mësimi të organizohet me prezencë fizike, sepse është në interesin më të mirë të nxënësve. Megjithatë, MASH do të ndjekë situatën dhe në ndërkohë do të shqyrtohen të gjitha inicijativat e dorëzuara ndërsa,  për çdo vendim të ri opinioni do të njoftohet në kohë”.

Ata shtojnë se, si për komunat  ashtu edhe për shkollat në juridiksionin e tyre, vlejnë rekomandimet dhe masat për kursim të energjisë elektrike të cilat së fundi i ka shpallur Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës edhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës kërkoi që mësimi të mbahet me prezencë fizike, pasi është zgjidhje më e pranueshme si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit dhe mësimdhënësit.

 SASHK

“Qeveria dhe BNJVL-ja të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalim ose zbutje të krizës energjetike në shkolla. Mësimi nga distanca nuk është opsion i pranueshëm për më të tanguarit: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”.

Edhe VMRO është kundër zhvillimit të mësimit online për shkak të krizës energjetike. Ato thonë se mësimi me prezencë fizike është forma më efikase e zhvillimit të procesit edukativo-arsimor, duke shtuar se periudhën e kaluar zhvillimi i mësimit online ishte vetëm në dëm të nxënësve.

Vesna Janevska, VMRO-DPMNE

 “Nëse Qeveria ka para për automjete të reja në kohë krizë, për festa të shtrenjta të marrëveshjeve korrnizë, udhëtime të shtrenjta, të panevojshme dhe për gjëra të tjera të palogjikshme, atëherë patjetër të ketë para për punë të pandërprerë të shkollave, për ngrohje dhe gjithçka tjetër. Në të kundërtën, shpenzimi për rrymën do të shkoj për familjet. Përmes mësimit online, prindërit do të paguajnë për kompjuterët, tabletat, ngrohëset në dhomat e fëmijëve e të tjera”.

Një ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsov  gjithashtu tha se në interes të nxënësve është mësimi me prani fizike dhe nuk ka ndryshim në mënyrën e organizimit të mësimit. Ndërsa shtoi se Qeveria nuk ka diskutuar lidhur me kërkesën e disa komunave për zgjatjen e pushimit dimëror që të kursehet energji elektrike dhe të ndahen subvencione nga Qeveria.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like