Raporti i Bakoyannis nuk ka pasur kusht Asociacionin – Shqip

by admin
Spread the love

Takimi i sotëm në Strasbourg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës ka përfunduar pa e futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave këtë muaj.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Politko” në Kanal 10, ka shprehur frustrimin me kushtim për Asociacionit për KiE. “Nuk na kanë treguar në fillim, jemi lodhë t’u punu!”

Ai theksoi se raporti i Dora Bakoyannis nuk ka pasur kusht Asociacionin.

“Raporti i raportueses për Kosovën, zonjës Bakoyannis, nuk e ka pasur kusht Asociacionin. Aty thuhet se Asociacioni duhet të zbatohet pas anëtarësimit, mirëpo në të njëjtin raport i lejohet ky diskrecion Komitetit të Ministrave”.

“Tani Komiteti i Ministrave na ka sjellë në një situatë ku po shihet qartë që pozicioni, sidomos i Italisë, edhe i Francës, e tash edhe i Gjermanisë është goxha statik në raport me kërkesën e tyre që kanë për Asociacionin”, është shprehur Tahiri.

You may also like