(VIDEO) Sindikata dhe Ministria mbyllin bisedimet

by admin
Spread the love

U arrit marrëveshje edhe për mëditjet e të punësuarëve në çerdhe. Pas takimit të fundit në raundin e dialogut social mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministris së Punës dhe Politikës Sociale, ata bënë me dije se pas arritjes së Marrëveshjes edhe me Minsitrinë e Arsimit, gjatë këtij muaji do të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive e re.

Ndërsa pagat për punonjësit në çerdhe sipas ministres Jovanka Trençevska, do të lëshohen sapo të publikohen në Gazetën Zyrtare, ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive.

Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Ndryshimet e Marrëveshjes Kolektive janë dërguar në Gazetën Zyrtare, sa të publikohen, presim që të publikohen sot ose nesër, do të bëhet pagesa e pagave, në pajtim me këto ndryshime”.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov, deklaroi se sot me gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për punonjësit në çerdhe, e kanë përmbyllur procesin e bisedimeve për kërkesat e SASHKut.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale para se gjithash ministrja Trençevska kishin mirëkuptim për atë që e kërkuam, u pajtuam edhe për këtë pjesë dhe mendojë se në tërësi, përskaj atyre 15% rritje të dakorduar, edhe fillimit të marrëveshjes së re kolektive, vlerësoj se ky proces greve dhe bisedimesh është mbyllur”.

Para disa ditësh, mes ministrit të Arsimit dhe kryetarit të SASHK-ut, u arrit marrëveshje për rritje të pagave në arsim për 15%, nga muaji shtator.

Greva në shkolla dhe çerdhe filloi më 11 prill, me kërkesën për rritje të pagave prej 18.4 për qind. Më 28 prill, greva u pezullua dhe filloi procesi i dialogut social, për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

You may also like