(VIDEO) Sindikalistët e ndërmarrjes së transportit publik paralajmërojnë bojkot të punës

by admin
Spread the love

Nëse nuk e marrin rrogën e dhjetorit do të ndalojnë punën. Kështu paralajmëruan përfaqësuesit  e sindikatës në Ndërmarrjen e Transportit Publik-NTP. Ata i bëjnë thirrje këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit që urgjentisht të thërrasin seancë për votimin e subvencioneve të NTP-së, në të kundërtën, siç bëjnë të ditur, të hënën nuk do të punojnë. Ata deklarojnë se këshilltarët kanë votuar buxhetin e qytetit të Shkupit për vitin 2024. Sipas sindikatës, nëse nuk marrin vendim deri të dielën, më 21 janar,  të hënën, punonjësit në baza dhe sektorë të tjerë nuk do të punojnë, sepse paga e dhjetorit nuk është paguar brenda afatit ligjor.

Këtë rast e ka komentuar edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ajo tha se pret përgjegjësi nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Arsovska tha se të gjitha vendimet lidhur me funksionimin e rregullt, që kanë të bëjnë me buxhetin e Qytetit të Shkupit, i janë dorëzuar Këshillit.

DANELLA ARSVOSKA,KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Ato vendime që kishin të bënin me funksionimin e rregullt të buxhetit të Qytetit të Shkupit, ia kam dorëzuar me rregull Këshillit. Madje kam thirrur seancë urgjente, të cilën kryetari i Këshillit e ka vendosur me diskrecionin e tij, pikat që kanë qenë më të rëndësishme për Ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit, t’i largojë nga rendi i ditës. Siç e shihni, ne kërkuam një seancë të re të jashtëzakonshme, e cila ende nuk është thirrur deri më sot. Shpresoj se së pari do të kenë përgjegjësi me pozitën që kanë, nëse duan t’i shkatërrojnë ndërmarrjet me vetëdije, përgjegjësia është e tyre, ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur”.

Afati ligjor për pagesën e rrogës  së dhjetorit, siç bëhet e ditur nga atje, është 15 janari, ndërsa seanca e radhës e rregullt e Këshillit të Qytetit të Shkupit është caktuar për 31 janar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like