(VIDEO) Shuhen shumica e zjarreve që e rrethuan Shkupin

by admin
Spread the love

Ndonëse deri në mëngjesin e sotëm ishte nën kontroll, zjarri në afërsi të fshatit Ajvatovci të Shkupit, në territorin e komunës së Ilindenit, sot është ndezur sërish në dy pjesë. Për shuarjen e flakëve janë përfshirë dy helikopterë të policisë, kanë njoftuar nga Qendra e Menaxhimit të Krizave . Nuk ka nevojë për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të Ajvatovcit në Shkup. Vetëm një pjesë relativisht e vogël mbeti e pashuar. Brigada e mbrojtjes nga zjarri e qytetit të Shkupit me mbështetjen e popullatës lokale do ta monitorojë zjarrin, thane nga Qendra për menaxhim me kriza.

Zjarri ka shpërthyer dje pasdite dhe është përhapur në territorin e fshatrave fqinjë Mrshinc, Buçinc dhe Bujkovc në komunën e Ilindenit, si dhe në komunën e Haraçinës. Në një moment ka dalë jashtë kontrollit dhe është paralajmëruar se mëngjesin e sotëm do të operojnë dy helikopterë policie, ndërsa më vonë do t’i bashkohen edhe dy Air traktorë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zjarri i cili përfshiu një pjesë të Grushinës dhe u përhapë drejtë Haraçinës është ndërprerë dhe nuk është më aktiv. “Punonjësit e NKP ,,Ambienti” sot kanë inspektuar vendin e përfshirë nga zjarri i ditës së djeshme. Është konstatuar se për momentin nuk ka zjarre aktive që mund të paraqesin rrezik për banorët.

Gjatë ditës së sotshme kjo pjesë do të vazhdojë të mbahet nën vëzhgim nga punonjësit e NPK ,,Ambienti” -Haraçinë”, thuhet në faqen zyrtare të komunës në Facebook.

Sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së, pas kërkesës së QKM-së për shuarjen e zjarrit në territorin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë, ndërmjet Koçanit dhe Probishtipit, ka dërguar një helikopter Mi-171, i cili ka hedhur mbi 60 tonë ujë mbi zjarret. Veçanërisht në zonën e zjarrit që po i afrohej fshatit Vërbicë është marrë masa dhe zjarri në atë zonë është vënë nën kontroll. Po ashtu me helikopterin Mi-171 janë nxjerrë 5 zjarrfikës të TPPE Koçani, të cilët janë rrethuar nga zjarri dhe tym nga të gjitha anët, si dhe me të njëjtin helikopter në pikën më të lartë të zjarrit janë transportuar 11 zjarrfikës për ta shuar atë.

Ditëve të fundit zjarre të shumta active ka pasur anë e mbanë Maqedonisë së Veriut.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like