VIDEO/ Shpërthen festa në “Meazza”, Inter gjen avantazhin ndaj “Bergamaskëve” të Gjimshitit

by admin
Spread the love

Ka nisur në mënyrë spektakolare përballje e mbrëmjes së kësaj të mërkure mes “Zikaltërve” të Inter dhe “Bergamaskëve” të Atalanta, teksa pas dy golave të anulluar në minutat 11′ e 19′ ka ardhur edhe goli i parë i rregullt i sfidës.

Anësori i krahut të djathtë të fushës, Matteo Darmian gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur dhe me një goditje potente nga hyrja e zonës dërgon në rrjetë, një top të devijuar nga portierit, Carnesecchi. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

You may also like