(Video) Shpërthen depoja e armëve në territorin rus. Moska humb kolonelin e tetë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një kolonel i tetë rus është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për Vladimir Putinin, që ka humbur një numër shumë të madh oficerësh të lartë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kievi thotë se ka eliminuar kolonelin Denis Kurilo gjatë luftimeve pranë Kharkivit. Brigada e tij ka pësuar shumë humbje gjatë luftimeve të ashpra.

Deri tani, Moska ka humbur shtatë gjeneralë dhe tetë kolonelë.

Ndërkohë pavarësisht paralajmërimeve, luftimet në Ukrainë po vazhdojnë me të njëjtin intensitet.

Nga ana tjetër, Daily Mail raporton se Ukraina mund të ketë sulmuar një depo armësh në territorin rus. Depoja e armëve në qytetin Belgorod në perëndim të Rusisë u hodh në erë nga një raketë ruse.

Lajmi nuk është konfirmuar nga Ukraina. Depoja ndodhet rreth 15 kilometra larg kufirit ruso-ukrainas.

Rruga Press

You may also like