(VIDEO) Shoqata e mediave rajonale dhe lokale “Objektivi Medial” kërkon nga deputetët që të mos e ndryshojnë ligjin për shërbime mediatike

by admin
Spread the love




Shoqata e mediave rajonale dhe lokale “Objektivi medial” kërkon nga deputetët që të mos e ndryshojnë Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizive sepse sipas tyre pasojat e procedurave të përshpejtuara  mund ta kthejnë vendin shumë vite mbrapa kur në të gjitha raportet ndërkombëtare liritë e mediave ishin të vlerësuara jashtëzakonisht në nivel shumë të ulët.

Kryetari i shoqatës Dimitar Micev tha se kjo është përpjekte e përsëritur për ndryshime jotransparente të ligjeve mediatike në dëm të qytetarëve dhe mediave.

Kryetari i shoqatës Dimitar Micev

“Ne si organizatë pjesmarëse në të cilën bashkohen transmetuesit rajonal dhe lokal konsiderojmë se ndryshimet e ligjeve mediatike në këtë mënyrë  pa asnjë debat publik, është në dëm të pavarësisë së mediave dhe interesit publik”.

Ai më tej theksoi se mbështetja mediatike duhet të zhvillohet me përfshirjen e të gjithëve dhe të udhëhiqet nga parimet e interesit publik, kryesisht përmisimit të gjendjes së mediave, të ketë një qëllim, kushte më të mira, raportim profesional nëpërmjet politikave redaktuese të cilat do të jenë të pavarura nga politika.

Kryetari i shoqatës Dimitar Micev

Prandaj kërkojmë shtyerje të procedures për amandamente të këtij ligji cili ka filluar në qeveri dhe insistojmë në debate publike me të gjitha palët e interesuara të cilët sinqerisht mund të ofrojnë zgjidhje shumë më të mira. Kujtojmë se delegacioni I Unionit Evropian gjithashtu ka interes dhe aktivitete aktuale për ndihmë teknike nëpërmjet së cilës si shtet kemi mundësi të kemi një nga ligjet mediatike më të mire na rajon”.

Propozimet për ndryshimin e këtijligji erdhën nga 5 deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa nesër pritet të  jetë në rend dite në kuvend. Kundër këtyre ndrysghimeve janë  edhe shoqata e Gazetarëve dhe sindikata e gazetarëve. Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u ndryshua për të fundit herë në vitin 2019 pas një lufte të ashpër të mediave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like