(VIDEO) Shole: Me Pendarovskin dhe Kovaçevskin diskutuam për korrupsionin

by admin
Spread the love

Luftën kundër korrupsionit dhe promovimi i sundimit të ligjit ishte një ndër temat  që biseduan në telefon, këshilltar i Sekretarit Shtetëror të SHBA –së,  Derek Shole me presidentin e Stevo pendarovski dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Këshilltari Sholes së pari bisedoi në telefon me presidentin pendarovski dhe më pas me kryeministrin Kovaçevski .

 DEREK SHOLE, KËSHILLTAR I SEKRETARIT SHTETËROR TË SHBA-SË  

“Mundësi e shkëlqyer që të bisedojmë me presidentin Pendarovski për partneritetin tonë të fuqishëm në NATO, udhëheqja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, progresi në qasjen në BE, marrja e një qëndrimi të fortë për korrupsionin”.

Nga qeveria informuan se Shole dhe Kovaçevski kanë diskutuar për energjinë, luftën kundër korrupsionit, dhe çështje të tjera kyçe.

Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së Derek Shole, duhej që të mërkurën të vinte  në Shkup, por për shkak të testit pozitiv për kovid, e shtyu vizitën për pas Vitit të Ri.

Shole në vend duhej të bisedonte me përfaqësues qeveritarë për një varg çështjes, duke përfshirë edhe energjetikën, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

 DEREK SHOLE, KËSHILLTAR I SEKRETARIT SHTETËROR TË SHBA-SË  

“Më vjen keq që do të duhet ta shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe në Bruksel për shkak të testit pozitiv për kovid. Do të mbetem i angazhuar për të gjitha këto çështje në rajonin e Ballkanit dhe me padurim pres që ta realizoj këtë udhëtim në fillim të vitit të ardhshëm”.

 Përveç Maqedonisë së Veriut, në programin e Sholes ishin edhe vizitat në Kosovë, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë. Qëllimi i vizitave, siç informuan nga Departamenti i Shtetit, është që të theksohet përkushtimi i përhershëm i SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. /SHENJA/

You may also like