(VIDEO) Shoferët e urbanëve: Ne nuk jemi hajdutë, Arsovska gënjen

by admin
Spread the love

Ka vazhduar edhe sot protesta e vozitësve të autobusëve privat, para Ndërmarrjes së Transportit Publik, të cilët kërkojnë nga drejtori i NTP-së, shpjegim për borxhin të papaguar ndaj tyre. Në shenjë proteste ata i kanë parkuar autobusët përreth bulevardit.

Anëtari i kompanisë Makekspres, Hisen Halili, i ka komentuar akuzat e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ai tha se ata akuza janë jashtë çdo normale, pasi sipas tyre gjithçka që tha Arsovska nuk është e vërtet.

HISEN HALILI, ANËTAR I KOMPANISË MAKSPRES 01:06

“Ne nga 1 janari 2017 punojmë me këta karta elektronike, ndërsa vitin e parë kemi shitur bileta elektronike, jemi kanë të pajisur dhe kemi bërë shitjen, deri sa i kemi furnizu qytetarët me ato bileta, vet fjala biletë elektronike nënkupton se ata janë me mbushje, nuk janë se udhëtari se çdo herë që hyp në autobus duhet të paguajë biletë të re”

Ndërsa, një protestues tjetër tha se janë aty për të shprehur neverinë e tyre ndaj deklaratës së kryetares Danella Arsovska.

PROTESTUES

“E shprehi revoltën time dhe nevrinë time ndaj deklaratës së kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, turp t’i vije, nuk i ngjanë një udheqëse të një funksioni të lartë  t’i gënjejë qytetarët e Shkupit”.

Ndërkaq, qytetarët  e intervistuar nga televizioni Shenja deklarojnë se presin me orë të gjata nëpër stacionet e autobusëve. Mandje disa prej tyre theksojnë se detyrohen të paguajnë edhe taxi, gjë që ju kushtonë më shtrejtë.

QYTETAR

“Jemi duke pritur autobus qe 15 minuta, nuk po ka, jemi msu me prit, rrallë ka, privat s’ka hiq”

QYTETAR

“Që 15 minuta erdha këtu, nuk ka autobusë privat, kam një apel që të shkojë me rregull, shumë duhet me prit, ja pra shifeni sa ka rrëmujë”

QYTETAR  

“Isha deri në spitalin shtetërorë, turp  është , turp të them të drejtën politika është përzi, çfarë të them , shoferët e autobusëve privat kanë të drejtë, nuk i paguajnë”.

Përndryshe, qytetarët kërkojnë nga autoritet që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje, pasi më shumti që po pasojnë sipas tyre, janë vet qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like