(VIDEO) Shkupi festoi ditën e çlirimit

by admin
Spread the love

Sot shënohet 13 Nëntori – dita  e çlirimit të Shkupit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke uruar festën tha se sot Shkupi frymon i lirë falë atyre që sakrifikuan jetën e tyre. I pari i qeverisë shprehu respekt të thellë për të gjithë ata të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë ata luftëtarë të cilët janë dëshmi e ditëve më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Sot festojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit, dhe në këtë ditë 78 vjet më parë u sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi frymon si qytet i lirë. Urime dhe na qoftë përjetësisht 13 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shkupit”.

Urime për këtë ditë ka përcjellur edhe e kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila për hirë të kësaj feste ka takuar përfaqësues të lidhjes së Luftës Nacionalçlirimtare.

DANELLA ARSOVSKA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Shprehim mirënjohje për guximin, forcën dhe këmbënguljen në luftën për liri të Shkupit dhe Maqedonisë, për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme. Respekti për heronjtë tanë kombëtarë dhe luftëtarët e sakrifikuar, sfida e tyre na kujton se sa e rëndësishme është të respektojmë dhe kujtojmë sakrificën që bënë luftëtarët që sot të jetojmë në Shkupin e lirë. Gëzuar dhe për shumë vjet 13 Nëntorin – ditën e çlirimit të Shkupit”.

Në ndërkohë, një  delegacionë  qeveritar i përbërë nga ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski, ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov dhe zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi, kanë bërë homazhe luftëtarëve  të rënë që kontribuan që 13 nëntori të jetë data më domethënëse në historinë e Shkupit. Në shenjë respekti, përfaqësuesit e qeverisë u përkulën dhe vendosën lule në varrezat partizane në Butel.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like