(VIDEO) Shënohet dita e kryengritjes popullore – 11 tetori

by admin
Spread the love

Liria dhe drejtësia janë ideale të cilat e lëvizin historinë njerëzore, ndërsa bartës të luftës së drejt ishin të rinjtë. Ky ishte mesazhi i presidentit të vendit Stevo Pendarovski, me rasin e ditës së Kryengritjes Popullore- 11 Tetori. Ai porositi se fokusi duhet të jetë në të mirën e përbashkët dhe në interesin publik.

Stevo Pendarovski

“Për të ruajtur të mirat e gjeneratës së famshme antifshiste, duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet ligjor demokratik dhe funksional, me barazi para ligjit dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe përprim për secilin qytetarë të saj”.

Kreyministri, Dimitar Kovaçevski tha se duhet çuar amaneti deri në fundë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pejsë e Bashkimin Evropian.

Dimitar Kovaçevski

“Le ta anëtarësojmë vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T’i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë, sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme”.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, tha se lajmet e tmerrshme që i dëgjojmë nga rajonet e afërme dhe të largëta janë alarm dhe rikujtues se paqja është e brishtë dhe duhet të kultivohet, të ruhet dhe mbrohet, brenda dhe jashtë.

Talat Xhaferi

“Gjithnjë të bashkuar dhe unikë si qytetarë dhe si qenie njerëzore, gjithmonë të qëndrojmë në mbrojtjen e një jetë të denjë dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Gjithmonë në mbrojtjen e ardhmërisë stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme”.

Kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se është e rëndësishme që të mos harrohet historia.

Hristijan Mickoski

“Është e rëndësishme që të respektohet dhe mësohet historia, ta dëgjojmë zërin e popullit dhe të kundërshtojмë ata që shesin, negociojne dhe shantazhojnë”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në urimin e tij potencoi se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian, ndaj duhet të gjithë të veprojmë në të mirën e përbashkët.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like