(VIDEO) SHBA: Hapni pa vonesë negociatat , bllokimi rrezikon ballkanin

by admin
Spread the love




Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të realizohet sa më shpejtë. Ky ishte mesazhi i ndihmës sekretares amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper. Zyrtarja e Shteteve të Bashkuara  në një interviste për zërin e Amerikës nënvizoi se çdo vonesë e mëtejshme do të rrezikonte Ballkanin perëndimor.

LAURA COOPER, NDIHMËS SEKRETARJA E MBROJTJES E SHBA

“Ne shohim një nevojë urgjente për të lëvizur kandidaturat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.Çdo bllokim i mëtejshëm  është një rrezik serioz i sigurisë për Ballkanin. Për këtë arsye ne mendojmë se është tepër e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet diplomatike për të zgjidhur çështjet midis Shkupit dhe Sofjes.”

Ndihmës sekretarja e mbrojtjes theksoi se zvarritja e negociatave do të ishte në favor të Rusisë.

LAURA COOPER, NDIHMËS SEKRETARJA E MBROJTJES E SHBA

“Ngërçi në integrim është në favor të Rusisë, e cila do të kërkojë të përkeqësojë ndarjet dhe të pengojë anëtarësimin në bashkimin evropian  të këtyre dy vendeve, ashtu siç pati vepruar më parë me anëtarësimin në NATO.Unë mendoj se mjeti i informacionit është ai që shohim më së shumti këto ditë.Kjo është përpjekja për të ndikuar në mënyrën se si njerëzit mendojnë për politikën e jashtme të Rusisë, si dhe për t’u përpjekur për të minuar qeveritë dhe shkaktuar ndarje mes qytetarëve”

Duke komentuar ndalimin e udhëtimit të ministrit të jashtëm rus drejt Beogradit, Cooper theksoi se pikërisht në këto momente, Rusia po përpiqet të rikthehet në pozita të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. /SHENJA/


You may also like