(VIDEO) Shaqiri: Drejtori i Qendrës së provimeve mund t’i rrisë pagat deri në 30% pas vitit të ri

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar se nga fillimi i vitit të ardhshëm 2024, drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka mundësi të rrisë pagat e punonjësve për 30 përqind. Sipas Shaqirit, kjo është një zgjidhje e problemit të pagave dhe se nuk është kundër asaj që të mos ketë nevojë për paga të larta por, kur dikush dëshiron të bëhet popullor dhe të bllokojë 500 mësimdhënës, kjo nuk është e drejtë.

 JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKCENËS

“Ka një marrëveshje të re kolektive, vendime të reja të Ministrisë së Financave dhe një mënyrë e re për rritjen e pagave. Nga muaji janar, drejtori i Komisionit Shtetror të Provimeve do të ketë hapësirë për të rritur pagat për 30 për qind”

Ndërsa greva vazhdon ende në Qendrën Shtetërore të Provimeve. Situata u përshkallëzua pasi punonjësit nuk morën rritjen e dëshiruar të pagave, rritje me 25%.  Për shkak të grevës së shkaktuar rreth 700 kandidat nuk munden të aplikojnë për licencë të lëshuar nga Komisioni Shtetror i Provimeve.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës thonë se dialogu mes dy palëve duhet të vazhdojë deri në harmonizimin e plotë të pikëpamjeve.

Përndryshe Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve nisi grevën më 25 prill me kërkesat për rritjen e pagave për punonjësit dhe miratimin e Marrëveshjes së re kolektive,  mirëpo Komisioni e pezulloi  grevën në maj, para maturës, si arsyje se ministri deshte të fusë të huajt në procesin e maturës shtetërore.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like