(VIDEO) Sela mblodhi kryetarët e degëve të ASH-së, mungoi Taravari

by admin
Spread the love

Të enjten mbrëma, ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar takim me kryetarët e degëve të partisë, pas të cilit kanë postuar edhe një fotografi. Ajo që bie në sy në këtë takim është mungesa e kryetarit të partisë, Arben Tarvarit. Se për çfarë arsye, Taravari nuk ka marrë pjesë në këtë takim, partia nuk e zbulon për mediat. Zyrtarisht nga ASH për televizionin Shenja, vetëm kanë deklaruar se bëhet fjalë për takim konsultativ me kryetarët e degëve në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Po ashtu raportohet jozyrtarisht se ish kryetari dhe kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, do të takohen në mbrëmje.

Para disa ditësh, Taravari së bashku me kryetarët e partive opozitare shqiptare ishin në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Prishtinë. Ajo që kanë thënë zyrtarisht është se Taravari me partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim kanë pasur një dakordim por jo edhe marrëveshje. Se për çfarë kanë rënë dakord, kryetarët e partive, nuk e kanë bërë të njohur për opinionin. Ato gjatë gjithë kohës thonë se detajet do të shpalosen në fund të javës.

Taravari dhe partia e tij këto ditë duhet ta konkretizojnë nëse do t’i bashkohen LEN-it, apo do të garojnë në zgjedhje bashkë me pushtetin, ose do të dalin të vetme në zgjedhje. Taravari një ditë më parë u takua edhe me kryetarin e LSDM-së Dimitar Kovaçevskin. Taravari dhe krerët tjerë partiak kanë thënë se vendimi përfundimtar për këto çështje do të merret në mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë, i cili ende nuk është saktësuar se kur do të mbahet.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like