(VIDEO) Sela: Kazinotë dhe bastoret të s’postohen në hotele me 5 yje

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në Kuvend ka njoftuar se grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar ndryshime në Ligjin për Lojëra të Fatit, të cilët  theksojnë, që të njëjtat  të vendosen vetëm në hotele me 5 yje dhe siç tha ai t’i largojmë lojërat e fatit nga lagjet tona.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT

“Ne nuk duhet të rrimë duarkryq kur këto lojëra fati krijojnë drama familjare. ASH, vlerëson se propozim ligji i mëhershëm nuk e zgjidh çështjen, ajo ka të bëj me largimin e lojërave të fatit, kazinove 500 metra larg shkollave, objekteve fetare. Mendojmë se kjo nuk e  zgjedh problemin, dhe kjo nënkupton se t’i i çon në një objekt edhe më të rëndësishëm siç është shtëpia”.

Ziadin Sela shpalosi edhe ndryshimin  tjetër në Ligjin për Lojëra të Fatit, të cilët kërkojnë që edhe reklamat e lojrave  të  fatit që janë në qytet, mos të jenë të mëdha siç janë deri tash.

ZIADIN SELA-KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT 31

“Pushteti lokal nëpërmjet ndryshimet të ligjeve që ne i porpozojnë do të përfitojnë nga reklamat. Të cilët këto kazino dhe lojëra fati i bëjnë anë e kënd nëpër qytet. E para punës do të kufizohet reklama e çdo kazinos dhe mos të jetë më e madhe se sa në dimenzione 30 me 50cm dhe për çdo metër katror që do të jetë reklama më e madhe, këto do të shkojnë në xhirollogari të komunës dhe do të paguhet për çdo metër katror për 200 euro”.

Sela theksoi se kjo është edhe një realizim i  premtimit, që ka bërë  ASH për pupullin në zgjedhjet e fundit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like