Video/ Sekseri i shiti shtëpinë një qeni në Iran, nënshkruan kontratën me putrën e tij

by admin
Spread the love

Policia iraniane arrestoi kreun e një agjencie të pasurive të paluajtshme, pasi një video virale tregoi se në në biznesin e tij i është shitur një apartament një qeni, thanë zyrtarët.

Në videon që qarkullon në mediat sociale shihet ‘Chester’, një qen Shih Tzu dhe një çift iranian duke bërë qenin e tyre të nënshkruajë me putrën e tij, kontratën që e bënte atë pronarin e apartamentit.

“Chester” vendosi putrat e tij në një kuti me bojë dhe më pas e firmosi atë. Pronari i qenit tha se çifti nuk kishte trashëgimtarë dhe donte t’i dhuronte apartamentin qenit të tyre.

Nuk ka ligj kundër mbajtjes së qenve në Iran, por, si në shumë vende myslimane, ata konsiderohen të papastër. Klerikët konservatorë kanë këshilluar që të mos i mbani ato si kafshë shtëpiake.

Agjencia e lajmeve ISNA raportoi se policia ka nisur një hetim pas videos.

“Policia arrestoi kreun e agjencisë së pasurive të paluajtshme dhe mbylli kompaninë të shtunën,” raportoi faqja e internetit e gjyqësorit Mizan Online, duke cituar zëvendësprokurorin e përgjithshëm Reza Tabar.

Mizan nuk përmendi emrin e ndërmjetësit të arrestuar.

Shumë iranianë, veçanërisht në mesin e klasave të larta dhe të mesme, kanë përqafuar vitet e fundit trendin e mbajtjes së kafshëve shtëpiake, zakonisht qen dhe mace.


Top Channel

You may also like