(VIDEO) Sali: Nuk mund të realizojmë inspektime në klinika pa pasur dyshime serioze

by admin
Spread the love

Komisionet e Ministrisë së Shëndetësisë, të formuara për rastin “Zhan Mitrev”, po shqyrtojnë 560 dosjet e 560 pacientëve me Covid, që kjo klinikë private për mjekimin e  tyre e ka përdorur metodën e  kemofiltrimit. Ministri Bekim Sali, në takimin joformal me gazetarët, njoftoi për dinamikën e zhvillimeve, duke bërë të qartë që informacione konkrete nuk mund të japë deri sa të përfundoj analiza e këtyre dokumentacioneve, që sipas të gjitha gjasave do të zgjasë shumë.

I pyetur se sa të besueshme janë  këto dokumentacione dhe nëse do të kërkojnë edhe dokumentacionet e familjarëve, ai tha se ata do ta bëjnë vetëm analizën e dosjeve që tashmë i kanë marrë prej klinikës, pjesën tjetër tha se duhet të bëjë prokuroria.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Ne i kemi kërkuar dokumentacionet nga klinika ‘Zhan Mitrev’, janë treguar bashkëpunues, na i kanë dhënë dokumentete për tre ditë. Pjesa jonë është që ta bëjmë analizën e këtyre dokumentacioneve, se kur është përdorur kemofiltrimi, a është tepruar me përdorimin e saj e të ngjajshme, pastaj të hartojmë konkluzionet dhe ato të ja dorëzojmë prokuorisë”.

Ai konfrimoi se edhe promovimi publik i doktor Zhan Mitrevit të metodës së kemofiltrimit nëpër televizione, është lëndë e shqyrtimeve të tyre edhe pse sanskionet për reklamim të rrejshëm sipas tij tek ne janë pothuajse qesharake.

Sali tregoi se individualisht është interesuar për mënyrën se si funksionin makina e kemofiltrimit.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Kam kërkuar informacion nga ekspertët lidhur me makinën që realizon procesin e kemofiltrimit dhe ajo që më është thënë është se makina përmbanë set që duhet të ndërrohet në çdo pacient që i bëhet kjo metodë, prandaj prokuroria duhet të sheh se sa sete të këtyre makinave janë blerë, a janë blerë 560 copë aq sa janë trajtuar pacientët me Covid, me kemofiltrimin”.

I pyetur se a do të bëjnë kontrolle edhe në klinikat e tjera private për të parë nëse e kanë përdorur metodën e njejtë, me kemofiltrim, Sali tha se pa pasur dyshime nuk mund të realizojnë kontrolle.

Ministri Sali foli edhe për Qendrën e re klinike.  Siç bëri të njohur, as nuk dihet kur do të filloj dhe as nuk dihet sa do të kushtoj, por  ajo që dihet është vetëm se nuk do të jetë me para të buxhetiti por para të huaja, të cilat do të merren në formë të kredis.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Janë 8 grupe pune ndërpartiake të cilat po punojnë për Qendrën e re klinike. Ideja është që të ndërtohet klinikë më e vogël dhe që do të plotësojë nevojat e pacientëve, pasi aktualja ka mbi 1700 krevate, ndërsa rreth 600 të punësuar. Klinika do të jetë jashtë qytetit, janë në shqyrtim 6 lokacione por më e favorizuara është në Gjorçe Petrov. Planifikojmë që klinika të jetë më gjithëpërfshirëse, gjegjësisht edhe Fakultetet e Mjekësis, të jenë në të njejtin vend”.

Ai edhe një herë përsëriti se masa të reja kundër koronavirusit nuk do të ketë, pasi sistemi shëndetësor nuk është i mbingarkuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like