(VIDEO) Saga e nxënësve shqiptarë të Çashkës, prindërit maqedonas i propozojnë Velesin, ministri nuk pranon

by admin
Spread the love

Periudhë e ndryshme, mentalitet i njejtë. Në një shtet që proklamohet si multikulturor e evropian, ende problematizohet mësimi në gjuhën amtare. Kundërshtimi për paralelen shqipe, bëri që tashmë një kohë të gjatë, banorët e Çashkës të ngriten në protestë. Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Todor Janev”, kërkuan që nxënësit shqiptarë, mësimin ta vazhdojnë në fshatin Slivnik që është në komunën e Velesit. Kërkesë kjo e papranueshme për ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Jeton Shaqiri, minsitër i Arsimit dhe Shkencës

“Unë nuk pranoj asnjë lloj kërkese, përderisa ajo është e drejtë kushtetuese e gjithsecilit, e garantuar në atë shkollë. Dua të apeloj te të gjithë qytetarët e vendit, që atë gjë, ato fëmijë nuk janë as me subjekte politike, nuk dijnë as për partitë politike, nuk dijnë as për zgjedhjet parlamentare, nuk dijnë as për zgjedhjet lokale, që dikush të ndaloj të drejtën e tyre kushtetuese për të mësuar në gjuhën shqipe”.

Ministri shton që prindërit e nxënësve maqedonas duhet ta kuptojnë që deri në ndërtimin e një objekti të ri, nxënësit shqiptarë duhet të mësojnë në gjuhën e tyre, e cila është e garantuar me Kushtetutë. Ai potencoi se nuk mund të flasim për integrim ndëretnik, kur ende nuk i kemi kaluar këto barriera, të cilat i kemi në komuna të caktuara.

Edhe pse po kalon gjysmëviti shkollor, nxënësit e Çashkës  nuk kanë mbajtur mësim, pasi po pengohen nga prindërit e nxënësve maqedonas. Këto të fundit po kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshës dhe Këshillit të Prindërve. Sipas ministrit Shaqiri, pas protestës qëndron partia opozitare maqedonase. Kjo u konfirmua edhe me faktin se në njërën prej protestave u pa të marrë pjesë deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Zdravkovski.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like