(VIDEO) Rritet për 28 % numri i të infektuarve nga koronavirusi

by admin
Spread the love

Icidenca e të diagnostifikuarve me koronavirus në dy javët e fundit është rritur për 28.5 për qind, kurse numri i personave që janë të hospitalizuar përshkak të kovid-19 është rritur për 15 për qind. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili i bëri të ditur statistikat më të fundit për koronavirusin në vend në dy javët e fundit.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Kjo rritje e tillë mund të thuhet se është pritur, ndërsa nëse e krahasojmë më valët e tjera të koronavirusit, përqindja e të hospitalizuarve është ulur, me shumë gjasa përshkak të faktit se, ka një numër të madh të të rinjëve të cilët janë të sëmuarë, ndërsa ka persona të cilët janë të vaksinuar dhe të infektuar”

Siç tha ministri, momentalisht për shkak të kovid-19, 518 pacientë janë të hospitalizuar, shifër kjo që është 6.4 për qind prej rasteve aktive. Në javën e ardhshme do të bëhet sekuenca për të parë se cilat lloje të viruseve janë të infketuara.

Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë

Në pjesën e vaksinimit ka stangim, dhe apleojë që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Te popullata nën 18 vjet ka 1.068 raste aktive me coronavirus. Tani jemi në fazën që, e shohim se edhe në vendet tjera ka rritje të numrit të rasteve të reja, por personat e vaksinuar kanë pasqyrë më të lehtë klinike, dhe kjo me shumë mundësi kështu do të jetë në përgjethësi”

Ndërkaq, kreu i Shëndetësisë u shpreh se nuk ka ende datë të saktë se kur do të arrijnë 250 mijë vaksina Johnson&Johnson, të cilat ishin të paralajmëruar si donacion nga Danimarka. Afati i vaksinave është deri në vitin 2023, tha mes tjerash Filipçe.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka përdorur vaksinat Fajzer, Sputnik V, Sinofarm dhe Sinovak. Momentalisht janë në dispozicion 250 mijë vaksina të komanisë Fajzer, 50 mijë doza të kompanisë kineze Sinovak dhe rreht 100 mijë vaksina të AstraZenekës.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like