(VIDEO) Reshje të borës kaplojnë vendin, ndalesa të lëvizjes në disa vendbanime

by admin
Spread the love

Reshjet e shumta të borës ka kapluar shumë qytetet të Maqedonisë së Veriut. Reshje më të theksuara ka në pjesën veriore dhe perëdimore të vendit. Qyteti i Tetovës është kapluar i tëri nga bora. Rrugët e mbushura u kanë shkaktuar vështirësi ngasësve të veturave. Për shkak të reshjeve të borës, sot është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa vende.

Nga Lidhja Automote e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda motorike ka në rrugët Gostivar- Kërçovë, nëpër qafën malore Strazhë, Mavrovë, Zhirovnixë, Kërçovë-Ohër nëpër kalimin malor Preskë dhe nga Struga drejt pikës kufitare Qafë Thanë.

Reshjet e dendura në rrugën Gostivar-Kërçovë ka bërë që qarkullimi të jetë i pamundur, duke shkaktuar kolona të shumta automjetesh në këtë aks rrugor. Gjithashtu ka pasur edhe ankesa të shumta nga udhëtarët, për mospastrimin e rrugëve nga ana e kompetetëve.

Ndërkaq, bora e cila nga mbrëm bie në rajonin e Mavrovës ka shkaktuar gjithashtu vështirësi në qarkullim. Në lokalitetin Bunec ka kolonë të madhe automjetesh dhe bllokime të trafikut, ndërsa policia po bën përpjekje për të siguruar lëvizjen në një korsi drejt Dibrës.

Sipas informacioneve të SPB-së së Tetovës, në këtë rajon ka probleme në zhvillimin e trafiku dhe po punohet për normalizimin e komunikacionit, ndërsa zyrtarët policorë të cilët ndodhen në terren rregullojnë qarkullimin e automjeteve.

Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit ndalesa vlen për automjetet e rënda transportuese, kamionë dhe autobusë. Për llojet e tjera të automjeteve, është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore në këto rrugë.

Nga ora 12:25, siç informojnë nga LAMM, është hequr ndalesa qarkullimit të mjeteve të rënda motorike në rrugën Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavatë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Lidhja Auto-Moto rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like