(VIDEO) Raporti i Progresit, Varheji: Maqedonia e Veriut e vendosur për t’u avancuar drejt BE-së

by admin
Spread the love




Komisari për zgjerim, Oliver Varhei  duke prezantuar Raportin e progresit tha se Maqedonia e Veriut ka treguar vendosmërinë e saj për të bërë përparim në rrugën drejt BE-së si një partner i besueshëm. Viti i kaluar, vlerësoi komisioneri evropian, ishte shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut sepse filloi negociatat e anëtarësimit me BE-në. Raporti, sipas prezantimit të tij, mirëpret reformat e bëra, por thekson edhe rëndësinë e vazhdimit të tyre, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Oliver Varhei 

“Viti i kaluar ishte i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, filloi procesi i anëtarësimit, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. Maqedonia e Veriut demonstron vendosmëri dhe progres të vazhdueshëm në reforma, por ato duhet të intensifikohen dhe të përdoret i gjithë potenciali për të përshpejtuar reformat. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, duhen përpjekje për reforma edhe në administratën publike. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim shumë të mirë në aspektin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe tani është plotësisht në linjë me qëndrimet evropiane për luftën në Ukrainë, përfshirë sanksionet kundër Rusisë. Me këtë, Maqedonia e Veriut tregoi vendosmërinë e saj për të bërë përparim në rrugën drejt BE-së si një partner i besueshëm”.

Komisioneri Evropian vuri në dukje se është e rëndësishme që vendi të ruajë ritmin e reformave dhe të përdorë procesin e skriningut për përshpejtimin e reformave.

Në raport, thuhet se sistemi juridik shënoi shkallë të caktuar të gatishmërisë dhe është mesatarisht i përgatitur. Filloi përgatitja e reformës së re gjyqësore, e cila duhet të jetë më sistematike. Lidhur me kriteret ekonomike, vendi arriti nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e ekonomisë së mirë funksionale të tregut, Nevojitet përmirësim i menaxhimit me investimet publike. Sektori bankar mbeti stabil, por nga ana tjetër ekonomia e madhe gri e frenon biznesin. /SHENJA/


You may also like