(VIDEO) Raport zyrtar: Vazhdon rënia e vdekjeve dhe infektimeve me Kovid 19

by admin
Spread the love




Vazhdon trendi i rënies së infektimeve dhe vdekje nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Raporti i Intitutit të Shëndetit Publik tregon se në intervalin kohor prej 28.02.2022 deri 06.03.2022 janë regjistruar 44 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, në 17 qytetet të vendit, shifër kjo që është për 35.3 për qind më pak në dallim nga java e kaluar. Gjithashtu në priudhën e njëjtë kohore, janë regjistruar 2.504 raste të reja pozitive në 34 qytetet të shtetit , me një ulje prej 32.3 për qind në krahasim nga java që lamë pas. Është ulur edhe numri i riinfektimeve per 31.5 për qind.

Instituti i Shëndetit Publik

“Të infektuar janë personat e të gjitha grupmoshave. Më e zakonshmja është tek personat mbi 60 vjeç, ndërsa përqindja më e ulët e infektimve nga kovid-19 është tek personat nga 0 deri 9 vjeç. Në dallim nga java paraprake, vërehet dukshëm rënia e infektimeve tek të gjithë grupmoshat, por më shuëm tek personat deri 9 vjeç me një ulje prej 46.9 për qind”

Sipas Institutit, në periudhën njëjavore që lamë pas janë shëruar 3.511 të infektuar nga koronavirusi. Në Maqedoninë e Veriut, më 17.02.2021 filloi imunizimi ndaj Kovid-19, dhe deri më tani janë vaksinuar gjithasej 871.082 persona të paktën me një dozë vaksine, me dy doza janë imunizaur 850.803, ndërsa me tre doza 144.391 persona.

Linda Ebibi /SHENJA/ 


You may also like