(VIDEO) Qytetarët të pashpresë, nuk kanë dëshirë as që të votojnë

by admin
Spread the love

“Jo, nuk do të votoj” dhe “Nuk kam besim te asnjë parti”, janë përgjigjjet më të shpeshta të qytetarëve të vendit, të pyetur nga Shqip se a do të votojnë në zgjedhjet e majit. Qytetarët thonë se janë të pashpresë.

QYTETAR

“As hiq, nuk më interson, a ju ka interesuar atyre për popullin, jo, edhe ne nuk interesohemi, ata vetëm çka flasin kot, më ka marrë fund ajo”.

 QYTETAR

“Jo nuk do të votojmë, nuk kemi për kë të votojmë”.

QYTETAR

“Po do të votojë por nuk kam asnjë prefencë te askush”. (MK)

QYTETAR

“Jo nuk do të votojë sepse të gjithë janë të korruptuar, raca më e keqe janë politikanët e Maqedonisë. Katastrofë”.

Qytetarët thonë se edhe pse deri më tani kanë votuar, të mirat mbrapa nuk i kanë parë. Ata theksojnë se politikanët punojnë vetëm për interesat e tyre e jo për popullin.

QYTETAR

“Jo çfarë të votuar, unë nuk po mundem të eci e lëre të votoj. Jo çfarë shprese, as shprese as asgjë nuk kemi prej atyre, kot. Deri më tani kemi votu po çfarë kemi marrë, asgjë, ja me bicikëll po eci, ata kanë ndërtu pallate”.

QYTETAR

“Do të votojmë si jo, do të mendohet kur të vijë dita, çka të bëjmë tjetër. Kemi shpresa, ishalla bëhet mirë”.

QYTETAR

“Jo, jo nuk votojë hiq, asnjë partie nuk i besoj”.

QYTETAR

“Jo nuk do të votoj, për çfarë të votoj, ju e shihni se si është gjendja, nuk e di sa çfarë të them, nuk kam besim, pjesa më e madhe e popullit nuk kanë besim, por të shofim se çfarë do të ndodh më tutje”.

Zgjedhjet presidenciale, raundi i parë në vend do të mbahet më 24 prill ndërsa zgjedhjet parlamentare më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like