(VIDEO) Qytetarët: Këtë vit mund të mbesim pa turshi dhe hajvar shtëpie

by admin
Spread the love

Muaji shtator ndryshe njihet si muaji ku qytetarët bëjnë përgaditjet për “hajvar” dhe “turshi”. Televizioni Shenja vizitoi sot tregun e gjelbërtë, atë të Bit Pazarit, ku disa qytetarë vetëm se kishin filluar për të blerë gjërat e nevojshme, e për disa të tjerë është ende herët, por gjithsesi të gjithë pohuan se do ti përgadisin zahiret e dimrit. Përderisa partia në pushtet LSDM, lavdërohet se i kanë rritur pensionet në vend, pensionistët në treg e thonë të kundërtën. Ata ankohen se me pensionet e tyre, nuk mundën të arrijnë ti mbulojnë  gjërat elemtare, e mos të flilet për nevojat tjera.

QYTETAR

“Dikun lirë, e dikun shtrejtë, dobtë, ne jemi popull i varfur, me këtë pension 150 euro, shumë dobtë, çka të them më shumë”

Një pensionistë tjetër i cili kishte jetuar dhe vepruar në Gjermani, tha se perimet i siguron vet, pasi jeton në fshat, por duke bërë krahasimin me pensionet ku edhe ai merrte të nejtën,  tha se  këtu pensionet  janë shumë të ulëta.

QYTETAR

“Nuk janë reale për disa, e për disa janë reale, sepse nuk ju arrinë të gjithëve rroga qysh e kemi, më vjen keq që ka njerëz që nuk e kanë mundësi, ditët janë të shpeshta ushqimi duhet, pensionet e ulëta janë”.

Ende nuk jemi përgaditur pasi ende është herët, kështu tha një qytetarë.  Por,  i pyetur për çmimet në treg, ai tha se kanë filluar të ulën gradualisht.

QYTETAR

“Jo ende nuk jemi përgaditur, ende nuk kemi filluar, mendojmë se ende është herët. Çmimet janë duke u ulur nga pak. Nuk janë të përballueshme për këta rroga çka janë këtu, nuk janë të përballueshme”.

Ndërkaq, tregtarët theksojnë se çmimet nuk janë të larta, ndërsa sipas tyre, nga viti në viti, bëhet më keq.

TREGTAR

“Çmimet nuk janë shumë të shtrejta, 50 denarë janë specat e ajvarit. Duhen të jenë të përballueshme sepse 50 denarë nuk është shtrejtë”.

TREGTAR

“Kjo është një pyetje shumë e mirë, por është një pyetje shumë me vend, por me tregu drejtë për punën e specave, qytetarët e kanë merak të përgadisin çdo familje, se ju nevojiten për dimër, por çmimi që është shumë i lartë, nuk është, por dallon nga njerëzit, sepse njerëzit nuk kanë, papunsia është shumë e madhe”

Tregtarët gjithashtu shpresojnë se ditëve në vijim do të rriten edhe kërkesat nga qytetarët. Ndërsa qytetarët shpresojnë se çmimet do të ulën dhe rrogat do të ngrihen.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like