(VIDEO) Qytetarët fajësojnë politikanët për ikjen e të rinjve

by admin
Spread the love

Qytetarët e intervistuar nga Shqip, të pa shpresë për një të ardhme më të mirë, thonë se politika është fajtori kryesor që ka shkaktuar ikjen masive të popullit e në veçanti të rinisë nga vendi. Varfëria, papunësia dhe sistemi i dobët poashtu janë faktorë dominant si pasojë e të cilave qytetarët e braktisin vendin.

QYTETAR

“Ikin prej zorrit, nuk ikin prej qejfit”.

QYTETAR

“ Gjithkush dëshiron më mirë, prandaj ikin. Pjesa më e madhe e popullit kanë ikur, kjo më së shumti është për arsyje politike, sepse pasi që i zgjedh populli ata e harrojnë popullin menjëherë, politika po i detyron të largohen nga vendi, askush nuk largohet nga e mira”.

QYTETAR

“Më jepni një arsyje për çka të jetojnë këtu? Nuk ka arsyje. Nuk ka perspektivë. Asgjë nuk është në rregull.”

QYTETAR  

“Për shkak të kushteve ekonomike, pamundësia për punësim, janë disa faktorë që ndikojnë, kështu që secili kërkon një jetesë më të mire. Un kam ardh nga Shqipëria, studiojë këtu. Është e njejta gjë edhe un kam ardhur nga Shqipëria për kushte më të mira  studimi këtu, besoj që në çdo vend është e njejta gjë në Ballkan”.

Qytetarët thonë se të rinjët e talentuar dhe të shkolluar bredhin rrugëve të papunë sespe nëse nuk gjejnë lidhje në vatrat partiake, hasin në dyer të mbyllura, ndërkaq në vend të tyre, sipas qytetarëve, në pozita të mira pune qëndrojnë njerëz të tjerë të pashkolluar.

 QYTETAR

“Shkojnë për një jetë më të mirë. Më problematike është papunësia dhe pagat e ulëta”.

QYTETARE

“Nuk janë të kënaqur njerëzit, paga të ulëta, shtrejtësi e madhe, edhe unë po të kisha mundësi do të ikja”.

QYTETARE

“Sistemi nuk është astu siç duhet, punësimet i bëjnë nëpërmjet partisë jo në atë se sa vlejnë njerëzit. Të gjithë të rinjët që janë të talentuar nuk ju japin prioritet, prandaj ikin. Atje kanë jetë më të mire dhe prandaj askush nuk është kthyer më këtu. Nëse do të më jepet mundësia edhe unë do të ikja”.

QYTETAR

“Nuk ka punë, këtu pa punë njerëzit prandaj ikin. Ju bëj apel rinisë të ikin sepse këtu nuk ka punë”.

 Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023 në vend janë regjistruar mbi 100 mijë persona të papunë, për të cilët qytetarët thonë se nuk kanë mundësi tjetër pos migrimit. 

“Eksodi i popullsisë është si rezultat i shtetit të dobët, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo sferë të jetës dhe varfërisë së popullit,” thonë qytetarët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like