(VIDEO) Qeveritarët: Më 2023 kishte krizë, por rritëm pagat e pensionet, sollëm investime!

by admin
Spread the love

Funksionarët e vendit kanë dërguar urimet e tyre për qytetarët për vitin e ri. Ajo që dominon bindshëm në pjesën më të madhe të urimeve janë ekonomia dhe BE-ja. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në video urim theksoi se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë, por, siç thotë ai, kanë bërë shumë brenda mundësive. Në urim ai rendit rritjen e pagave dhe pensioneve, masat për kategoritë vulnerabël, investimet e huaja, uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYMINISTËR

“Të vazhdojmë të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Le të bëjmë gjithashtu atë që është më e rëndësishmja , t’i mbajmë të rinjët në shtëpi. Le t’i kthejmë ata që ikën, sepse rruga evropiane që ne e kemi filluar nuk do të ndalet. Duhet të shohim përpara, duhet të ecim përpara. Është rruga evropiane që do të sjellë zhvillim dhe një të nesërme më të mirë”.

Edhe në fjalimin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi dominuan pagat më të larta, pensionet dhe ndihmat për kategoritë vulnerabël.

FATMIR BYTYÇI ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Prandaj jam jashtëzakonisht krenar për masat që ua lehtësojnë dimrin qytetarëve të kategorive më të rrezikuara. Këto masa, që po i marrim gjatë krizës, do të thotë më shumë para për ata që kanë më shumë nevojë, që janë më të nevojshëm. Ne nuk harrojmë askënd”.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç apeloi që ti jepet fund pasigurisë në lidhje me vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm.

BOJAN MARIÇIÇ, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Hapja e kapitujve do të na sjellë përfundimin e tyre për rreth katër vite dhe më pas anëtarësimin zyrtar në BE më së voni deri në vitin 2030. Është rruga jonë e përbashkët që na sjell siguri, progres ekonomik, mirëqenie dhe siguri për të gjithë ne dhe për vendin”.

Funksionerët morën 78 % pagë më të lartë këtë vit, punonjësit e administratës 5% pagë më të lartë në shtator dhe ata në arsim 10%. Prej muajsh grupe të ndryshme punonjësish protestojnë dhe kërkojnë që edhe ata të kenë paga më të larta, për aq % sa kanë funksionerët e vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like