(VIDEO) Qeveria si VMRO- ja, propozoi uljen e dënimeve me burg për funksionarët

by admin
Spread the love

Qeveria po kërkon uljen e dënimeve me burg për keqpërdorim të pozitës dhe pushtetit zyrtar të funksionarëve shtetëror. Madje ky propozim kërkojnë të bëhet me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian.

Sipas propozimit, dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të zëvendësohen me dënim me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë. Parashikohen edhe dënime më të ulëta për bashkim kriminal, ndaj në vend të dënimeve të mëparshme nga një deri në dhjetë vjet burg, propozohen nga një deri në tre vjet burg për ata që krijojnë një grup apo bandë për kryerjen e veprave penale. Përveç kësaj, anëtarët e shoqatave të tilla kriminale do të merrnin maksimum prej dy vjet burg në vend të dënimit paraprak me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili nënshkroi propozim-amendamentet ligjore, shpjegoi se këto propozim- ndryshime rrjedhin nga Programi nacional për miratimin e ligjeve të BE-së.

Qeveria

“Duke qenë se është një proces i gjerë dhe kompleks, procedura për miratimin dhe zbatimin e tij do të zgjasë një periudhë të gjatë kohore, për shkak të nevojës për harmonizimin dhe miratimin e ligjeve më të lidhura dhe të varura me Kodin Penal. Në ndërkohë, janë shfaqur disa çështje urgjente, të cilat besojmë se do të ishte e përshtatshme të rregulloheshin për një periudhë më të shkurtër”.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Ndryshimet atëkohë, i kishte përgatitur ish zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkoska – Boshkovski, e cila ishte e akuzuar në lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore bashkë me Gruevskin dhe ish udhëheqësinë e partisë. Bashkëshorti i saj, Dejan Boshkovski, ish drejtor i ELEM-it, gjithashtu ishte i akuzuar për keqpërdorime në procesin gjyqësor “Arka”, të ngritur nga ish Prokuroria Speciale Publike.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like