(VIDEO) Qeveria shpenzoi mbi dy miliard euro për masat kundër krizës

by admin
Spread the love

Për katër vјеt, që nga fillimi i pandemisë së Kovidit, Qeveria ka shpenzuar 2 miliardë euro si burime financiare për qytetarët dhe bizneset, ka informuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, pakoja e fundit e masave kundër krizës në vlerë prej 662 milionë euro do t’u dedikohet nxënësve, studentëve, qytetarët e kategorive të rrezikuara si dhe personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, 155 milionë euro ishin të destinuar për pensionistët, shoqërinë civile, si dhe 492 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat.

Sipas Bytyqit është paraparë një paketë mjaft e madhe për financimin e sektorit privat, masë që do të rezultojë me paga më të larta në sektorin privat. Bëhet fjalë për mundësimin e rritjes së pagave në sektorin privat nga tre në dhjetë mijë denarë, për të cilat nuk do të ketë pagesa të kontributëve. Dyzetmijë blegtorë do të mbështeten me qasjen e re të subvencioneve në blegtori, që do të thotë se blegtorët për herë të parë do të marrin paraprakisht 30 përqind të subvencionimit që i pason.

FATMIR BYTYQI, zëvëndëskryeministër i Çështjeve Ekonomike

“Rreth 185 mijë pensionistë do të përfitojnë nga masat e ndryshme ekonomike që kemi miratuar, dhe këta janë kryesisht pensionistë që i përkasin kategorive të ndjeshme. Masat për pensionistët vlejnë nga dhjetori, gjegjësisht 92.000 pensionistë që marrin pension deri në 14.000 denarë do të marrin 3.000 denarë për pesë muaj, 42.000 pensionistë që marrin pension nga 14.001 deri në 16.000 denarë do të marrin 2.000 denarë. Pensionistët që marrin pension mbi 16.001 dhe 19.000 denarë do të marrin nga 1.500 denarë”

Bytyqi u lavdërua me punën e qeverisë duke thënë se asnjë qeveri që nga pavarsia e vendit nuk kishte bërë dicka të tillë, duke ia kthyer mbi dy miliardë euro qytetarëve dhe kompanive me pakot e antikrizës.  Ai foli edhe për çështjen e energjisë elektrike, ku tha se përmes Programit për Varfërinë Energjetike janë ndarë 1 milion euro për mbështetje financiare të mbi 5 mijë familje.

/SHENJA/

You may also like