(VIDEO) Qeveria për dy vjet shpenzoi 3 milionë e 609 mijë euro për vetura

by admin
Spread the love

Në të njejtën ditë ku Qeveria ndaloi institucionet shtetërore që të blejnë mobilje dhe vetura pa nevojë, u publikua një hulumtim nga Qendra për Komunikime me Qytetarët, për blerje të veturave luksoze nga ekzekutivi..

Gjatë dy viteve të fundit të krizës së vendit tonë, sipas analizës, institucionet shtetërore kanë blerë 142 vetura që kanë kushtuar rreth 3.6 milion euro.

Qendra për Komunikime me Qytetarët

“Hulumtimi tregon se janë blerë 142 vetura për 3 milion e 609 000 euro. Vetura kanë blerë 42 institucione shtetërore. Më shumë vetura ka blerë Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, i cili veturat e tipit ‘Pasat’, i ka zëvendësuar me 45 ‘Shkoda Superb Ambishën’. Tre veturat më të shtrenjta që janë blerë janë ‘Shkoda Superb FL’,  47 000 euro dhe ‘Mercedes S 180’ 44 000 euro. Që të dyja për Videolotarinë Shtetërore dhe në vend të tretë është ‘Hyndai Sonada’, 43 000 euro, që është blerë nga Agjencia për komunikime eletronike”.

Për masat e miratuara, reagoi edhe VMRO-ja opozitare. Siç tha zëdhënësi Dimçe Arsovski, pas një serie me pres konferenca që i ka mbajtur në emër të VMRO-DPMNE-së për harxhime jo produktive, Qeveria doli me kufizime per blerje të mobiljeve.  Arsovski numëron institucionet që kanë harxhuar mijëra euro vetëm për mobilje dhe larje të veturave.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i Qeverisë

“MPB periudhën e kaluar kur e kanë ditur se do të ketë krizë ekonomike, kanë blerë mobilje në vlerë prej 250.000 euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Skretariati për Çështje Evropiane, ku prej disa muajsh është Bojan Mariçiq, për blerje të mobiljeve dhe për larje të veturave ka harxhuar 700. 000 denarë.  Bujar Osmani dhe Ministria e Punëve të Jashtme ka blerë mobilje muajt e  kaluar në vlerë prej 20.000 eurosh, ose 1. 370. 000 denarë. Lupço Nikollovski për larje të veturave ka harxhuar  470.000 denarë. Ndërsa, Qeveria vtëm për moblije ka harxhuar 300 000 euro”.

Me këto masa që i ka marrë Qeevria, shtojnë nga VMRO-DPMNE, ata vetëm i nënçmojnë qytetarët. Nga njëra anë thonë ata, ndalojnë blerjen e mobiljeve dhe nga ana tjetër kanë blerë mobilje.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like