(VIDEO) Qeveria ndaloi për 10 ditë eksportin e drithërave, miellit dhe vajit

by admin
Spread the love

Pas miratimit të pakos së masave në Kuvend, nga e hëna do të ketë çmime më të ulëta, të produkteve ushqimore. Kështu tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke shtuar se ka sasi të mjaftueshme të vajit në vend.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë 

“Tek ne ka sasi të mjaftueshme të vajit, jam i bindur dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe qytetarët se vaji tek ne për momentin është më i liri në rajon. Në mënyrë shtesë, me uljen e TVSH-së, do të bëhet edhe një ulë e vogël dhe sigurisht që nëse ka nevojë përmes Fondit intervenues të Ministrisë së Bujqësisë, do të intervenojmë me mjete shtesë ku do ta zmadhojmë programin, me qëllim që në pjesën e grurit dhe vajit të lule diellit, të intervenojmë që të mos ketë çmime drastike”.

Përndryshe, Qeveria me propozim të Ministris së Ekonomisë dhe me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, kufizoi importin e disa drithërave dhe vajit.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Nga sot më 11 mars e deri më 20 mars, respektivisht në kohëzgjatje prej 10 ditësh ndalohet eksporti i produkteve si vijon: grurë dhe thekër, elb, misër, miell nga gruri the thekri, fara luledielli dhe vaj nga fara e lulediellit”.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë  Trajan Dimkovski, njoftoi edhe për masën që do ta ndërmarrin për bujqit.

Trajan Dimkovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë  

“Po punojmë për një masë me të cilën bujqit do të ndihmohen financiarisht, ku do të kenë nevoj të përshkallëzohen, harxhimet do të mbulohen përmes programit për mbështetje financiare. Do thoja që për momentin kemi 7 000 hektarë tokë bujqësore shtetërore në dispozicion, që do të jetë shumë shpejtë në Thirrje Publike, ku mund të aplikojnë bujqit. Këtë tokë shtetërore duam ta vëmë në funksion të prodhimit të  grurit dhe elbit”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në mullinjtë private ka mjaftueshëm sasi të grurit dhe misrit, të cilat janë të ndryshme nga rezervat e mallrave. Në vend ka mbi 50.000 tonë rezerva gruri, mbi 10.000 tonë misër dhe mbi 8.000 tonë elb, që vjen si pasojë e rritjes së prodhimit vendor të grurit prej 195 mijë tonë në vitin 2017, në 253 mijë tonë në vitin 2021.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like