(VIDEO) Qeveria lehtësoi procedurën e prodhimit të energjisë elektrike nga qytetarët

by admin
Spread the love

Qeveria ka njoftuar se po lehtësohen procedurat për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike për amvisëritë dhe kompanitë.  Qytetarët dhe komuniteti i biznesit do të mund të vendosin sa më shpejt dhe në kushtet më të favorshme termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Ndryshimet në Ligjin e Ndërtimit hynë në fuqi si pjesë e një sërë masash mbështetëse në kushtet e krizës më të madhe energjetike në botë.

QEVERIA E RMV-SË

“Në këtë mënyrë, thjeshtësohet procedura e instalimit të termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kilovat për amvisëri dhe deri në 40 kilovat për kompanitë. Është thelbësore që procedura është pa procedura administrative dhe nuk është e nevojshme të lëshohet miratim/vendim për ndërtim nga Vetëqeverisja Lokale.”

Investitorët tani janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet certifikatë nga Regjistri Qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas fletë pronësi për objektin për të cilin vendoset projekti bazë. Kontrollin nëse janë vendosur fotovoltaikët siç është paraparë me projektin do ta realizojnë inspektorët komunal.

QEVERIA E RMV-SË

“Më konkretisht, qytetarët duhet të paraqesin një njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, në të cilit do të bashkëngjisin:  kopje të letërnjoftimit, fletë pronësi për objektin në të cilën parashihet të vendoset termocentrali fotovoltaik, me të drejtën e pronësisë së investitorit, nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, paraqitet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit, projekti bazë për termocentral fotovoltaik deri në 6 kilovat për amvisëritë, gjegjësisht deri në 40 kilovat për kompanitë”.

Ndryshimet parashikojnë një procedurë të veçantë për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në objekte, pa lëshimin e vendimit për veprim, nga ana e konsumatorëve-prodhuesve që prodhojnë energji elektrike për konsumin e tyre dhe ia dorëzojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin elektro-distributiv. Qeveria njofton se punon në interes të qytetarëve dhe ekonomisë, për zbutjen e pasojave gjatë krizës më të madhe energjetike në botë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like