(VIDEO) Qeveria fton VMRO-në që të përfshihet në procesin e skriningut

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në seancën e sotme online nga Brukseli tha se është e rëndësishme që opozita të përfshihet në negociata dhe se beson se në VMRO-DPMNE ka deputetë dhe politikanë që e kuptojnë peshën e këtij procesi, të cilët e kuptojnë se ky proces është i papërsëritshëm dhe se nuk duhet të ndalemi.

BOJAN MARIÇIQ, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“E ftoj publikisht Aleksandër Nikollovskin, si kryetar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, të ulemi dhe të diskutojmë se në çfarë mënyre ai organ ndërsa me atë edhe opozita do të luajë rol  në këtë proces. Gjatë skriningut do të duhet të përcaktojmë pozicione negociuese, që do të thotë se duhet të angazhohemi në atë se për sa kohë mund të pranojmë dhe përmbushim disa gjëra. Këtu ka rol edhe kuvendi”.

Sipas zv/kryeministrit Mariçiq, nga pikëpamja e përmbajtjes nuk duhet të jetë problem sepse disa politikanë të VMRO-DPMNE-së kanë thënë se nuk është problem i përmbajtjes përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, sepse Kushtetuta jonë njeh shumë bashkësi apo komunitete me të gjitha të drejtat e tyre. Ndërkaq, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir tha se procesi i skriningut, i cili filloi më 15 shtator me Komisionin Evropian, po zhvillohet pozitivisht me një angazhim të madh të delegacionit të Republikës së Maqedonisë dhe është një proces i gjatë që kërkon përfshirjen e të gjitha ministrive.

DEJVID GIR, EUROAMBASADOR

“Procesi i shqyrtimit ka nisur më 15 shtator. Është një delegacion i madh nga Republika e Maqedonisë, i cili ndodhet në Bruksel. Kuptohet se procesi është nisur nga Komisioni Evropian me shpjegime në lidhje me standardet dhe kërkesat që duhet të përmbushë vendi juaj për t’u bërë anëtar i BE-së, ndaj gjithçka po ecën pozitivisht”.

Ambasadori vlerësoi se ka një partneritet të madh gjatë skriningut, por theksoi se është një proces i gjatë që kërkon shumë punë dhe shumë angazhim nga të gjitha ministritë e vendit. Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like