(VIDEO) Qeveria 100 ditëshe do të zgjidhet nga 22 deri në 28 janar

by admin
Spread the love

Përgatitjet zyrtare për Qeverinë Teknike në Kuvend do të zhvillohen në periudhën nga 22 deri në 28 janar, njoftoi  kabineti I kryetarit të Kuvendit,Talat Xhaferi,  pas takimit të parë me koordinatorët e grupeve parlamentare.

KABINETI I KRYETARIT TË KUVENDIT

“Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi”.

Po ashtu në këtë periudhë kohore do të ndodhë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, njoftimi i presidentit  për caktimin e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhja e Qeverisë teknike, ministrat, zëvendësministrat dhe zëvendësministrat shtesë, si dhe konstatimi i përfundimit të mandatit të deputetit talat Xhaferi dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë Zgjedhore 5.  Kabineti i Xhaferit njoftoi se nuk do të ketë seancë për pyetje deputetësh  deri në përfundim të këtij mandati të Kuvendit.

KABINETI I KRYETARIT TË KUVENDIT

“Seanca e parë për pyetje deputetësh  do të mbahet pas mandati t njëqind ditor të qeverisë së zgjedhur në zgjedhjet parlamentare”.

Në mbledhjen e sotme koordinuese nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës VMRO-DPMNE dhe opozitës shqiptare, të cilat kanë paralajmëruar bojkotimin e Kuvendit për faktin se kandidati i tyre nuk është pranuar për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për momentin nuk ka asnjë informacion se kur do të kalojnë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Seanca e parë plenare e re në vitin 2024 është caktuar për 15 janar.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like