(VIDEO) Pushteti do t’i grupojë në pesë grupe 1 mijë amendamentet bllokuese të opozitës

by admin
Spread the love




Kuvendi e anuloi vazhdimin e seancës së Komisionit për Punë dhe Çështje Sociale, i cili duhej të fillonte debatin  për ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës me të cilin për ndërtimin ekspres të korridoreve 8 dhe 10 D nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, java e punës të rritet nga 40 në 60 orë. Fillimisht seanca e Komisionit ishte caktuar për në orën 13, por pas koordinimit të partive në pushtet ajo u anulua. Kundër ndryshimeve të Ligjit janë opozita VMRO-DPMNE dhe “E Majta “, të cilat kanë dorëzuar 1 111 amendamente kundër kësaj zgjidhjeje ligjore. VMRO-DPMNE ka dorëzuar 3 amendamente, ndërsa të tjerët janë nga “E Majta”.

Shumica po kërkon një mënyrë për të shmangur bllokimin e kuvendit me anë të amendamenteve tw opozitës.  Sipas informacioneve, ka gjasa që amendamentet të jenë të grupuara, pra qeveria të reduktojë 1 111 amendamente në pesë deri në gjashtë amendamente me shpresën se ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të marrin dritën jeshile nga komisioni amë i punës dhe politikës sociale. Deputeti i majtë Borislav Krmov ka thënë se nëse shumica i grupon amendamentet, atëherë ata do të aplikojmë filibastering-un tradicional, pra një diskutim të gjatë për secilin amendament.

Me ndryshimet ligjore, propozohet që puna jashtë orarit të zgjasë më shumë se tetë orë në javë për një periudhë tre mujore dhe më shumë se 190 orë në vit në rastet kur bëhet fjalë për çështje kombëtare dhe interesi strategjik për shtetin, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonjësit. Me këto ndryshime ligjore pritet të tejkalohet situata e zgjatjes së afateve për çështje me interes kombëtar dhe strategjik.

Ministri i Financave, në pajtim  me Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, do të duhet të miratojë akte nënligjore për të rregulluar vendin dhe mënyrën e pagesës së pagave për punëtorët për projekte me interes kombëtar dhe strategjik. /SHENJA/


You may also like