(VIDEO) Protestuan punoniësit mjekësor, kërkojnë rritje pagash, paralajmërojnë radikalizim

by admin
Spread the love

Me sirena të ndezura të veturave të ndihmës mjekësore të urgjencës, Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë dhe personelit administrativ teknik protestoi sot në Shkup dhe në disa qytete të tjera në shenjë revolte për pakënaqësinë për pagat aktuale. Ata kërkojnë rritje të pagave për 30 %, kompensim për sëmundje infektive 4%, stazh me benefite si dhe ndryshim të marrëveshjes kolektive. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë, Lazo Kostovski, tha se kanë pasur takim në Ministrinë e Shëndetësisë me shefin e kabinetit, por nuk arritën marrëveshje sepse deklaruan se rritja e pagave nuk varet nga ata, por nga Ministria e Financave.

LAZO KOSTOVSKI, KRYETARI I SINDIKATËS SË PAVARUR TË GERIATRISË

“Në këtë moment Ministria e Shëndetësisë ka një buxhet shumë më të vogël për dallim nga vitet e kaluara, prandaj nuk mund të kemi as ato rritje që duhet të kishim deri më tani. Nuk ka para në buxhetin e shëndetësisë, por ka para në buxhetin qendror. Shohim që këta zyrtarët tanë duan ta qetësojnë disi popullin, me njoftimin se do të ulin koeficientët e pagave të tyre dhe kjo do të zgjasë deri në janar, kur do të kenë rritjen nga 300 – 500 euro, në fakt, rritja do të reduktohet dhe do të mbeten në të njëjtat paga që kanë tani”.

Kostovski tha se sindikata do të diskutojë edhe për hapat tjerë në vazhdimësi  por potencoi se  radikalizimi i protestave është i mundshëm.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media i pyetur lidhur me protestat e punëtorëve të shëndetësisë tha se pagat e specialistëve janë rritur për 40 %, pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Ai theksoi se  gjithashtu për 10% janë rritur edhe pagat e të gjithë punëtorëve në sistemin shëndetësor.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like