(VIDEO) Protestuan pensionistët, kërkojnë pensione më të larta

by admin
Spread the love

Qindra pensionistë nga Shkupi, Tetova, Prilepi, Manstiri, Kumanova dhe prej disa qyteteve të tjera protestuan sot para Qeverisë, duke kërkuar rritje të pensioneve, respektivisht rritje të pensionit për 3.500 denarë, pensioni minimal të jetë më së paku 18.000 denarë, dhe jo të ketë rritje për 6 për qind. Ata shprehën revoltën e tyre kundër kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski dhe ministres të Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kërkuan dorëheqjen e tyre pasi nuk po mendojnë në të mirën e pensionistëve.

Ata nuk pajtohen që për funskionarët  të ketë rritje të pagave për 78 për qind, ndërsa për pensionistët  të ketë rritje 6 për qin. Sipas tyre nëse ka mjete financiare për pushtetarët duhet të ketë edhe për pensionistët.

Përfaqësues i organit kordinues nga të gjitha komunat për pensionistët

“Kërkesat e tona janë dërguar deri tek të gjtiha institucionet, por pas kësaj do të vijojë një hap më i madh, pasi kjo protestë ishte minimumi. Kryetarja e vetë emëruar, Stanka është lajmëruar deri tek kryetarët e komunave që të mos na sigurojnë autobusë, por ne nuk do të heqim dorë, do të shkojmë deri në fund, kërkesat e tona do t’i plotësojmë. Pas kësaj proteste organi kordinues do të mblidhet sërish dhe do të merremi vesh për masa më radikale”.

Pensionistët gjatë protestët thonin se duan të jetojnë në mënyrë më dinjitoze sepse kanë punuar për shumë vite në Maqedoninë e Veriut dhe tani meritojnë pensione më të larta. Sipas tyre, ministrja e punës dhe politikës sociale mendon vetëm për xhepin e vet dhe për askënd tjetër.

 “Po na poshtërsojnë, po na neglizhojnë, 3.500 denar po i’u duken shumë dhe 20 mijë denarë pensioni minimal po i’u duket shumë, kurse për ata 78 për qind, prej në kryetar të komunës deri te presidenti i shtetit e kanë hipur 78 për qind rrogat e tyre”

Protestues

“Nuk na përkrahin, kanë rrogat e mëdha për ne çka është 6 për qind për ata 78 për qind. Çmimet janë njëjtë sikur për ato edhe për ne, por askush nuk merr masa. Prej shoqatës janë 18 persona që marrin paga prej shoqatës së pensionistëve ndërsa neve nuk na lënë as të afrohemi aty dhe na thonë se kemi bë një ekskurzion deri në Shkup, a ne kemi ardhur për protestat, për paknaqësit e tona, për manipulimet që po na bëjnë neve pesnionistav”

Protestuese

“Protestojmë që të kemi pesnione më të larta për 3.500 denarë për çdo pensionist. Minimalja të jetë 18.000 denarë, ne nuk jemi rast social, të na ngrisin pensionet siç duhet . Ne jemi njerëz që kemi punuar 40 vite”.

Ata gjatë protestës u shprehën se ministrja Trençevska,  nuk duhet të fshihet pas dyerve të qeverisë, por të dal para atyre the t’I tregojë të vërtetën se si qëndron puna. Madje, shtonin se gjatë viteve që kanë punuar edhe jashtë orareve kanë dhënë kontribut që të ndërtohet I gjithë Shkupi, dhe tani askush nuk po I dëgjonë kërkesat e tyre, dhe kanë  mbetur më 13 mijë denarë pension.

Kjo ishte protesta e dyte o erganizuar në kryeqytet nga pensionistët, ndërsa ata kanë protestuar edhe më herët në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë shprehur paknaqësi rreth pensioneve të ulëta.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like