(VIDEO) Prokuroria: Numri i ankesave është ulur për 38%

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike lavdërohet se është ulur numri i qytetarëve që paraqesin ankesa për punën e prokurorisë. Siç bëjnë me dije në komunikatën dërguar mediave,  raporti i fundit i publikuar i Avokatit të Popullit ka konstatuar se në vitin 2023 janë paraqitur 63 ankesa për prokurorë publik, që është për 38% më pak sesa në vitin 2022, kur numri i tyre ka qenë 87.

Prokuroria Publike

“Numri më i madh i ankesave (51) janë për punën e prokurorive me hierarki më të ulët-prokuroritë Themelore Publike. Për Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pasur 4 ankesa, për Prokurorinë Republikane 3, për prokuroritë e larta 2 dhe një për procedurën para Këshillit të Prokurorëve Publik. Dy ankesa në raport, janë të një pike ‘tjetër”.

Një raport i tillë sipas Prokurorisë, është i pritshëm, duke marrë parasysh volumin e punës së lëndëve dhe për faktin se pikërisht Prokuroritë Themelore Publike janë ato që e bëjnë kontaktin e parë të drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Sipas të dhënave të tyre, gjatë vitit në mesatare Prokuroritë Publike, veprojnë me padi penale për mbi 40 000 autorë të veprave.

Përndryshe, Prokuroria edhe Gjykata në periudhën e kaluar janë përballur me një ulje të besimit të qytetarëve, si dhe me kritika nga opinioni dhe bashkësia ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, ishte konstatuar se nuk ka përparim në gjyqsor dhe luftën kundër korrupsionit dhe ishte notuar se edhe ka stopim në harmonizimin e strategjis së re për reforma në gjyqësor, me të cilat do duhej të përmirësohej puna e institucioneve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like