(VIDEO) Prokuroria lëshon urdhër-arrest për 28-vjeçarin që sulmoi policin

by admin
Spread the love




Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit që dyshohet se ka kryer veprat penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë apo lëndë plasëse si dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së veprave penale.

Prokuroria njoftoi se i dyshuari, 28 vjeçar, më 23 maj, para një restoranti në rrugën ‘Brigada Maqedono-Kosovare’ në Shkup, ka sulmuar dhe lënduar fizikisht një zyrtar policor, i njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Çair, i cili ka vepruar dhe ka kontrolluar shërbimet në terren në lidhje me fushatën ‘Festim i sigurt i maturës’.

 

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE NË SHKUP

“I dyshuari fillimisht e ka kërcënuar verbalisht policin, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në krah. I dyshuari ka nxjerrë edhe një armë zjarri – pistoletë ‘Sig Sauer’ me kalibër 9 mm, me 10 fishekë në kornizë, të cilën e ka poseduar pa leje, e ka reprovuar dhe e ka drejtuar viktimën. Njëri nga policët e tjerë të pranishëm e ka shtyrë dorën, gjatë së cilës i dyshuari ka gjuajtur një raketë në ajër dhe menjëherë është pushtuar nga policët e pranishëm”.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes, ndikimit te dëshmitarët apo përsëritjes së veprës penale. /SHENJA/


You may also like