(VIDEO) Prokuroria kërkon nga antikorrupsioni që të mos i dëmtojë proceset gjyqësore

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e vlerëson si krejtësisht të pakuptimtë dhe të panevojshme nismën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me konfiskimin e pasurisë në rastin “Trust”. Edhe pse Prokuroria Publike do ta pranojë iniciativën si çdo peticion tjetër, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që Komisioni për antikorrupsion të paraqesë iniciativa për ndjekje penale për rastet në të cilat Prokuroria tashmë vepron, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike.

Nga prokuroria kanë rikujtuar se ka një rast formal në të cilin janë ngritur disa kallëzime penale dhe në kuadër të të cilit shqyrtohen veprimet e të gjitha institucioneve në konfiskimin e pasurisë së “Transmet-it”.Në kuadër të atij rasti është siguruar i gjithë dokumentacioni, provat verbale dhe materiale si dhe prokurori publik kompetent është në pritje të vendimit të prokurorisë publike.

PROKURORIA PUBLIKE PËR NDJEKJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT

 “Nga prezantimi i seancës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, shihet se Komisioni gjatë analizimit të rastit nuk ka pasur para vetes prova të shumta apo pasqyrë të gjendjes së plotë faktike, të cilat prokurori publik do t’i sqarojë në detaje me rastin e marrjes së vendimit dhe do ta mbështesë me materiale të përshtatshme dëshmuese”.

Nëse qëllimi përfundimtar nuk është të ndikohet në rezultatin e procedurës së udhëhequr nga prokuroria kryesore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të komprometohet me vetëdije, është e pakuptueshme dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme, siç thuhet në njoftim, që Komisioni të paraqesë iniciativë për ndjekje penale në këtë fazë të procedurës dhe në bazë të provave të pakonfirmuara të procedurës.

PROKURORIA PUBLIKE PËR NDJEKJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT

 “Është veçanërisht e papërgjegjshme që një institucion si Komisioni për parandalimin e korrupsionit, bazuar në fakte të tilla të përpunuara jo të plota dhe të pasakta, të dalë jashtë kompetencave të tij dhe të paraqesë ‘modele’ të gjoja veprimeve të organizuara, sepse kjo është kompetencë e vetme e autoriteteve hetimore dhe gjyqësore në vend”.

Prokuroria Publike i bën thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që t’i përmbahet kompetencave ligjore dhe të mos dëmtojë procedurat në vazhdim. Prokuroria Publike, si organi i vetëm përgjegjës për ndjekjen penale, nuk do të lejojë dhe do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje për të ndikuar në procedurë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like