(VIDEO) Prokuroria e Kumanovës, policia dhe ekspertët do të hetojnë shkakun e zjarrit

by admin
Spread the love

Pas mesnate ka shpërthyer një zjarr në qytetin e Kumanovës, ku është djegur hapësira ku mbahej arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se ekipet e zjarrfikësve kanë reagur në kohë dhe zjarri është lokalizuar.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me këtë ngjarje tha se nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por se në terren janë aktivizuar të gjitha shërbimet në mënyrë që të mund të kryejë kontroll dhe të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

OLIVER SPASOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Për momentin nuk mund të themi saktësisht se çfarë është përfshirë nga zjarri pasi sipas informacioneve të fundit, fikja është ende në vazhdim. Ne kemi aktivizuar të gjitha shërbimet. Në vend ngjarje kanë shkuar edhe shefat dhe udhëheqësit e departamentit për hetime kriminalistike dhe teknike dhe ekspertizë që të bëhet kontroll dhe të shohim se cilat janë shkaqet dhe çfarë konkretisht është prekur nga zjarri”.

Sipas informacioneve fillestare, nga zjarri është djegur një pjesë e arkivit me gjësende të vjetra në Gjykatën e Kumanovës.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like