(VIDEO) Prokuroria dhe antikorrupsioni koordinohen për vëzhgimin e procesit zgjedhor

by admin
Spread the love

Në prag të zgjedhjee të dyfishta, atyre presidenciale dhe parlamentare, përfaqësusesit e Prokurorisë Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kanë mbajtur një takim punë me qëllim të koordinimit efikas të proceseve zgjedhore. Gjatë takimit, siç njofton Prokuroria Publike, u diskutua për kompetencat e dy institucioneve në drejtim të veprimit efikas të tyre për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe paqësor, si dhe për të sanksionuar të gjtihë ata që do të tentonin të shkelin rregulloren e procesit zgjedhor.

Në takim morën pjesë Xhelal Bajrami, i cili është edhe kryetar i Komisonit për Monitorimin e Parregullsive dhe Krimeve të Mundshme lidhur me zgjedhjet në Prokurorinë Publike, përfaqësues të tjerë të Prokurorisë si dhe përfaqësusë të Komisionit Antikorrupsion dhe kryetarja Tatjana Dimitrovska.

Prokuroria Publike

“Prokurori Bajrami ka sqaruar përbërjen dhe mënyrën e funskionimit të Komisionit për Monitorimin e parregullsive dhe krimeve të mundshme lidhur me zgjedhjet, dinamikën e trajtimit të rasteve lidhur me parregullsitë zgjedhore dhe mënyrën e monitorimit të rasteve të formuara pas denoncimeve të pranuara në adresën e posaçme elektronike”.

Kryetarja e Komisionit antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, prezantoi aktivitetet e inicuara nga Komisioni në periudhën parazgjedhore dhe bazën e themeluar të të dhënave të automjeteve zyrtare të përdorura në institucionet si aktivetet i parë për monitorimin e përdorimit të tyre në periudhën parazgjedhore.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Prokuaroria dhe komisioni do të mbajnë komunikim dhe koordinim të drjetpërdrejtë në trajtimin e të gjitha raportimeve për parregullsi zgjehdore.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe do të përfundojë më 22 prill, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare nis më 18 prill dhe përfundon më 6 maj.

Lida Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like