(VIDEO) Prokuroria: Arratisja e Memetit ishte e planifikuar nga brenda burgut të Idrizovës

by admin
Spread the love

Njëri nga oficerët e burgut e ka lejuar të arratisurin Bekim Memeti i dënuаr me 21 vјет burgim,  të zbërthejë këllëfin dhe t’i marrë armën ndonëse ka qenë i prangosur. Një tjetër polic në furgon nuk mbante fare armë dhe nuk reagoi edhe pse ishte dëshmitar i gjithçkaje që po ndodhte. Këto detaje i kanë dhënë sot nga njoftojnë nga prokuroria pubile themelore për prokurorinë e krimit dhe korrupsionit të organizuar, ku gjithashtu njëftojnë se komandanti i turnit dhe tre oficerët e burgut në furgon akuzohen për “Lirim të paligjshëm të personit të privuar nga liria”. Ata njoftojnë se në mbrëmjen e vonë të së enjtes rreth orës 22:50, Bekim Memeti, i dënuar për vrasje dhe i burgosur në Idrizovë,ka  raportuar për lëndim në shërbimet e burgut. Siç do të përfundonte më vonë hetimi, ai në fakt u vetëdëmtua. Bëhet fjalë për një prerje në dorën e majtë, pas së cilës ai është dërguar në infermierinë e shtëpisë dhe aty në infermieri  nuk kontrollohet nga një mjek, por nga një tjetër i dënuar që është “i punësuar” në infermieri. Kështu, sipas njoftimeve të prokurorisë dhe MPB-së, nis skenari për arratisjen e djeshme spektakolare gjatë një shoqërimi nga burgu I Idrizovës.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Pas dhënies së urdhrit për shoqërimin e të dënuarit Memeti nga Burgu I Idrizovës në Qendrën Klinike, komandanti i turnit, tani i dyshuari kryesor në rastin e veprës “Lirimi i paligjshëm i personit të privuar nga liria”, zgjodhi se cilët do të ishin katër policë të burgut të cilët do ta shoqëronin  të burgosurin në Shkup. Njëkohësisht, ai nuk ka kërkuar asistencë policore, e cila kërkohet nga procedurat e transportit të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë”.

Nga prokuroria njoftojnë se e kanë ulur të burgosurin në atë mënyrë që të mundt të  “vjedhte” një armë. Komandanti përveç se nuk kërkoi patrullë policie për të shoqëruar, dha udhëzime – kush duhet të ulet ku në furgonin e transportit. I burgosuri u vendos në një seksion që nuk ishte i destinuar për të.

Nga MPB thonë se Vepra është kryer në atë mënyrë që të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim që të mundësojnë arratisjen e personit të dënuar të cilin po e kryenin janë ulur në rreshtin e mesëm të automjetit zyrtar dhe jo sipas procedurave standarde operative për shoqërimin e personave të dënuar në pjesën e veçantë e mjetit të destinuar për këtë.

Nga Prokuroia thonë se  Para se të largoheshin, njëri nga policët e burgut, tani i dyshuari i dytë, i dha udhëzime kolegut që e ngiste furgonin – të shkojë në drejtim të Shkupit në autostradë.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

 “Kur i janë afruar një karburanti të Lukoil-it, i dyshuari i dytë, i cili ishte ulur mes të dënuarit dhe të dyshuarit të tretë, ka filluar të lëvizë dhe me vetëdije e ka lejuar të dënuarin të përfitojë nga momenti dhe të arrijë të marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi me kopsa ndërsa pranga”.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se Memeti ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa në deklaratën e MPB-së është shkrepur vetëm një plumb.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like