(VIDEO) Profesorët e arsimit të lartë në protestë, Shaqiri: Jam i hapur për dialog

by admin
Spread the love




Protestën e paralajmëruar dhe bllokimin e sesioneve të provimeve për muajin qershor të profesorëve universitar nga Universiteti “Shën Kirilli dhe Metodi”, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nuk e sheh si hap të duhur. Shaqiri tha se ata si institucion janë të hapur për dialog social dhe se do të organizojnë takim me sindikatën e arsimit të lartë gjatë javës tjetër.

Jeton Shaqiri, ministër i arsimit dhe shekncës

“Unë pres edhe me një pjesë, apo sindikatën reprezentues për arsim të lartë, ashtu siç kishim dialog social për arsimin filloren dhe të mesmen, jam i hapur për bashkëpunim edhe për arsimin e lartë. Mund të them se me rishikimin e buxhetit, por edhe me ministren e mëparshme kanë nisur procedurë, janë paraparë mjete për paga më të larta edhe në arsimin e lartë, por përsëri do e them se ata paralajmëruan protestë të qetë në ditën e parë, pas kësaj pres që javën tjetër të organizojmë mbledhje që të shohim që para sesionit të qershorit mos të kenë pasoja studentët”.

Shaqiri është kundër kërcënimeve për bllokimin e sesionit të provimeve, pasi në këtë mënyrë humbin studentët më shumë. Ai tha se as ai dhe as qeveria nuk kanë thënë ndonjëherë se nuk do të ketë bisedime apo ndërprerje të bisedimeve për kushte më të mira. Ai shtoi se duhet të diskutohen mënyrat e financimit, të cilat janë të ndryshme për institucionet e arsimit të lartë dhe se nëse buxhetet organizohen mirë, siç tha ai, mund të arrihet sukses më i madh.

Profesorët e Universiteti “Shën Kirill dhe Metodi”, kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshje kolektive për rritje të pagave.

Linda Ebibi /SHENJA/ 


You may also like